Kryeministri Edi Rama ironizoi kryetaren e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Rudina Hajdarin pasi mbaroi fjalimin prej rreth 20 minutash. Kur Hajdari i kërkoi të dilte në përfundim, kreu i qeverisë reagoi duke i thënë se nuk e kuptoi ndërhyrjen e më pas e mbylli fjalën duke e krahasuar me ish-kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
“Nuk e kuptova ndërhyrjen”, i thotë Rama ndërsa Hajdari reagon duke i thënë “Mbylleni fjalën sepse…”. Në këtë moment ndërhyri sërish kryeministri duke i thënë “Patjetër zonja Topalli! Faleminderit”.
Ndërsa Hajdari nuk bëri asnjë reagim veçse e falenderoi. Pèrplasjet e Ramës me Hajdarin janë të shpeshta edhe në seancat plenare. Ndërkohë, sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Rama bëri thirrje që palët të ulen sa më shpesh në tryeza së bashku, pa pasur negocim të ambasadave, pasi siç tha ai është e turpshme që ende sot marrëveshje që i shërbejnë vendit, bëhen në selitë e diplomatëve.(A.M/Faxweb.al)