Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur mik në shtëpinë e tij dje, kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale, dy kryeministrat janë të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, ku në sy të bie dhe veshja jozyrtare e të dyjave.
Nuk dihet se çfarë ka qenë fokusi i takimit, po me siguri marrëdhëniet mes dy vendeve do të përmirësohen edhe më shumë.
“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë,” shruan Haradinaj.
(E.K/FAXWEB.AL)