Kreu i qeverisë Edi Rama, duket se më shumë se të gjitha shqetësohet për kërpudhën që është dëmtuar nga protestuesit te kryeministria. Ndërkohë që dhjetra protestues janë plagosur, mes tyre dhe policë, meraku i vetëm i Ramës duket të jetë instalacioni i kërpudhës.
Reagimi i tij ne Twitter:
KEPURDHA – Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve! Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta
Për shkak të gazit lotsjellës që po hidhet nga ana e gardës, turma u shpërnda për pak minuta, ndërsa edhe liderët e opozitës, Basha, Berisha e Kryemadhi, u larguan në anë të kryeministrisë, për t’iu shmangur efektit të gazit.
“Policia t’i japë fund skenarit ogurzi të Edi Ramës, për të provokuar protestuesit. Ne do të rikthehemi në protestë, bashkë me popullin”, tha Basha.
(E.K/FAXWEB.AL)