10:32 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

18:40 | 05/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se vendi i saj nuk do të dorëzohet ndaj “presionit të papranueshëm” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat duan të kontrollojnë territorin gjysmë-autonom danez të Groenlandës, duke paralajmëruar se e drejta e banorëve të ishullit për vetëvendosje po vihet në pikëpyetje.

“Rendi botëror që kemi ndërtuar për breza po përballet me sfida si kurrë më parë”, tha ajo në një fjalim me rastin e Ditës Kombëtare të Danimarkës, raportoi Reuters.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi më parë se dëshiron që Amerika të marrë përsipër këtë ishull arktik të vendosur strategjikisht, të pasur me minerale, për arsye sigurie kombëtare dhe ndërkombëtare, duke mos përjashtuar përdorimin e forcës për të arritur këtë qëllim, kujtoi agjencia.

Frederiksen shtoi se Groenlanda dhe Danimarka janë ekspozuar ndaj presionit të papranueshëm nga aleati i tyre më i ngushtë në muajt e fundit.

Gjatë një vizite në Groenlandë në mars, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance akuzoi anëtaren e NATO-s, Danimarkën, se nuk po bën mjaftueshëm për sigurinë e ishullit dhe sugjeroi që SHBA-të duhet ta mbrojnë atë më mirë.

Vizita e tij pasoi fitoren në zgjedhje të Partisë Demokratike të Grenlandës, e cila mbështet idenë që ishulli të fitojë pavarësinë ngadalë dhe gradualisht, në vend që ta bëjë këtë përmes një procesi të përshpejtuar, siç sugjerohet nga disa, sipas Reuters.

Pas

U kap me 46 kg kanabis në valixhe, 21-vjeçarja britanike rrezikon 25 vitë në burg

Para

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Para
Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

 



Të Fundit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi (EMRAT)

Irani: Dy gjeneralë të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

Vala e sulmeve Izrael-Iran

“Natë e vështirë në Izrael”/ Ambasadori amerikan në Tel Aviv: M’u desh të futesha pesë herë në strehimore

“Pallati 176” komedia brilante shfaqet në Lezhë Klasikja e komedise shqiptare sillet ne skene nga nxenes te “Beselidhjes”

Ushtria izraelite valë sulmesh mbi Teheran: Goditëm dhjetëra objektiva strategjike! Shënjestruam sistemet raketore tokë-ajër dhe…

Përplasjet e ashpra Izrael-Iran, asnjëra nga palët nuk kursehet! Çfarë dihet deri më tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.