13:12 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kryeministrja e Danimarkës sulmohet në rrugë, arrestohet i dyshuari

08:34 | 08/06/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministrja e Danimarkës sulmohet në rrugë, arrestohet i dyshuari

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar nga një burrë në një shesh të kryeqytetit Kopenhagë, njoftoi Zyra e saj të premten vonë.

“Kryeministrja Mette Frederiksen u rrah të premten në mbrëmje në [sheshin] Kultorvet në Kopenhagë nga një burrë, i cili u arrestua pastaj”, tha Zyra e saj në një komunikatë për media.

Kryeministrja është “e tronditur nga ky incident”, shtoi Zyra e saj, pa dhënë hollësi të tjera.

Policia daneze njoftoi në rrjetin social X se e ka arrestuar të dyshuarin dhe se është duke e hetuar incidentin, duke mos dashur të japë hollësi të tjera.

Sulmi ndaj saj ndodhi dy ditë para se danezët të votojnë në zgjedhjet evropiane.

Tri javë më parë, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u plagos rëndë në një tentim-vrasje.

Frederiksen kishte marrë pjesë në një ngjarje për zgjedhjet për Parlament Evropian së bashku me kandidaten kryesore social-demokrate Christel Schaldemose të premten pasdite, raportoi transmetuesi danez TV2.

Partia e saj social-demokrate është partia më e madhe në koalicionin qeverisës.

Ministri danez i Mjedisit, Magnus Heunicke, shkroi në rrjetin social X: “Mette është e tronditur nga ky sulm. Më duhet të them se na trondit të gjithë neve që jemi të afërt me të”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se e dënon “fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm”.

“Dhuna kundër secilit lider, është sulm ndaj frymës së demokracisë”, shkroi Osmani në X.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shkroi në X se ndihet i “tmerruar”.

“E dënoj fuqishëm këtë akt të shëmtuar agresioni”, shkroi ai./rel

Pas

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Para

Presidenti Biden propozim G7-ës për 50 miliardë dollarë kredi për Ukrainën

Para
Presidenti Biden propozim G7-ës për 50 miliardë dollarë kredi për Ukrainën

Presidenti Biden propozim G7-ës për 50 miliardë dollarë kredi për Ukrainën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ursula von der Leyen: BE dhe Japonia do të bashkëpunojnë kundër praktikave të padrejta tregtare

Denoncimi i Sali Berishës për votën e diasporës në Itali: Në 50 përqind të rasteve fletët nuk u dorëzuan tek votuesit! U ‘mbytën’ në Adriatik

Korçë/ Aksident në afërsi të fshatit Dvoran, plagoset një çift bashkëshortësh

Samiti BE-Kinë, tensione, përplasje dhe pritshmëri të ulëta nga takimi i nivelit të lartë

Sherr në Ksamil/ 36-vjeçari shqiptar goditet nga dy turistet austriake, të rejat pretendojnë se i ngacmoi

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Laho, 2 vite burg për korrupsion

Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuzë mjekut Kastriot Dallaku: Bëri një grafi dhe na këshilloi të shkojmë në shtëpi

Policia befason 39-vjeçarin që kishte mbjellë parcelën me kanabis. Në momentin e arrestimit po kujdesej për bim

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 22 vatra, 11 ende aktive

Sërish nuk ka “tym të bardhë”/ Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tensione në sallë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.