15:14 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kryeministrja e Estonisë jep dorëheqjen, pritet të marrë postin e rëndësishëm në Bashkimin Evropian

12:02 | 15/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryeministrja e Estonisë jep dorëheqjen, pritet të marrë postin e rëndësishëm në Bashkimin Evropian

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, dha dorëheqje nga kjo pozitë, për t’u bërë shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në fund të vitit. Kallas, kryeministrja e parë grua e Estonisë, i dorëzoi dorëheqjen zyrtare presidentit Alar Karis, gjatë një takimi në Pallatin Presidencial në Talin, të hënën.

Duke folur për kohën e Kallasit si kryeministre, për plot tre vjet e gjysmë, Karis tha se “ishte një kohë me plot kriza, si: koronavirusi, recesioni ekonomik dhe lufta në Evropë, kur Rusia shkatërroi tablonë e mëparshme të sigurisë me agresionin e saj në Ukrainë”.

Dorëheqja e Kallasit shkaktoi automatikisht dorëheqjen e kabinetit të saj tripartiak.

Megjithatë, ai do të vazhdojë të shërbejë si qeveri teknike, derisa të betohet kabineti i ri – me shumë gjasa në fund të korrikut ose në fillim të gushtit. Në pozitën e lartë në BE, Kallas do të pasojë shefin e deritashëm të politikës së jashtme, Josep Borrell.

Një prej detyrave të saj pritet të jetë edhe ndërmjetësimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në të kaluarën, Kallas është shprehur pro integrimit evropian të Kosovës dhe ka theksuar, po ashtu, nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se një Ballkan Perëndimor i sigurt “është në interesin e gjithë Evropës”./REL

Etiketa: doreheqjeestoni
Pas

Adoleshentët ngasin makinat pa leje drejtimi, 3 të proceduar

Para

Bombardohet shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur, Hamasi heq dorë nga negociatat e armëpushimit

Para
Bombardohet shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur, Hamasi heq dorë nga negociatat e armëpushimit

Bombardohet shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur, Hamasi heq dorë nga negociatat e armëpushimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohet se vrau drejtorin e policisë së Vlorës, nis gjykimi në mungesë për Bledar Jambellin

E cilësojnë si “aktor politik”, Parlamenti i Hungarisë miraton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Franca mbështet rishqyrtimin e Marrëveshjes së Asociimit midis BE-së dhe Izraelit

Ministrja Manastirliu në prezantimin e programit “Bridge”: Model i ri zhvillimi për kërkimin shkencor brenda universiteteve tona në bashkëpunimin me diasporën akademike

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dyshon në suksesin e bisedimeve bërthamore me SHBA-në

Rumania miraton ligjin për rrëzimin e dronëve që shkelin hapësirën ajrore – përgjigje ndaj kërcënimeve nga lufta në Ukrainë

Zgjedhjet! Celibashi, Çela dhe Dumani takim me ambasadorët e huaj: Të luftohet krimi elektoral

Mbështetje daneze për integrimin evropian të Shqipërisë, Ministri Hasani: “Forcojmë bashkëpunimin gjatë presidences daneze të BE-së”

“Të çmendur” pas Napolit, rekord kërkesash për bileta nga tifozët, në prag të ndeshjes ndaj Cagliarit

BE pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, por me kushte të qarta

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.