Ndërkohë që Kosova po vlon nga debate politik në lidhje me bisedimet që pritet të zhvillohen me Serbinë, kryeministja serbe, Ana Bërnabiç duket se është e habitur që po flitet për kompromis.
Ajo në një intervistë për Al-Jazeera Balkans ka deklaruar se për momentin asgjë nuk është në tryezë por vetë fakti që po flitet për një kompromis është një risi.
Kryeministrja e Serbisë shtë shprehur se do dëshironte që të arrihet një zgjidhje kompromisi, pavarësisht se shprehet e pasigurtë nëse kjo do të ndodhë.
E pyetur nëse të premten në Bruksel në takimin e presidentit serb të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçic do të flitet për një kompromis dhe çfarë pret nga ky takim, Bërnabic në një intervistë për Al-Jazeera Balkans tha: “Nuk pres ndonjë gjë në veçanti, por jam e habitur që po flasim për një kompromis, është një risi”.