Mediat serbe dhe zyra e kryeministrisë raportojnë se, partnerja e kryeministres Ana Brnabiç, Milica Gjurgjiç, ka lindur një djalë.
Mediat lokale gjithashtu shkruajnë se foshnja e porsalindur do të quhet Igor. Ata shprehen se procesi i lindjes është zhvilluar në kushte normale dhe pa pengesa.
Foshnja e sapo sjellë në jetë nga Milica Brnbiç, është e ngjizur me fekondim.
Partnerja e kryeministres serbe është mjeke në profesion, dhe duket se marrëdhënia e tyre do të marrë tashmë një tjetër ritëm.