Ana Brnabić, kryeministrja e Serbisë, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë ndonjëherë Kosovën, ndërsa ka thënë se nuk do ta votojë as për tu pranuar në UNESCO.
Në një intervistë për Report TV, kryeministrja serbe tha se marrëdhëniet me Shqipërinë po përmiresohen dita ditës.
“Serbia nuk mund të votojë Kosovën. Nëse është në axhendë kjo çështje ose nëse do të jetë në axhendë, Serbia e kundërshton fort këtë.
Janë shumë arsye përse! E para Serbia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është arsye e fortë pse nuk e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ne kemi marrëdhënie fantastike me Shqipërinë që sa vijnë dhe po përmirësohen dita-ditës dhe unë shoh një të ardhme të ndritur për rajonin”, tha ajo. (B.H/Shuplaka)