Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka identifikuar dhe më pas gjobitur 2 drejtues automjetesh të cilët kryenin parakalim të gabuar në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”.
Video që tregon parakalimin e gabuar është bërë virale në rrjet dhe policia thotë se sipas ligjit, ata janë gjobitur në masën 10.000 mijë lek.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Elbasanit.