Kushtet e këqija me të cilat përballen çdo ditë teksa vuajnë dënimin, ka bërë që të burgosurit në burgun e Burrelit të protestojnë.
Ata kanë kërcënuar se në rast se nuk përmirësohet shërbimi në ambientet e burgut, do të hyjnë në greve urie.
Por kërkesa e tyre për të hyrë në grevë urie ka hasur në kundërshti të fortë të drejtorit të këtij institucioni, i cili siç ka mësuar ‘’Fax News” nuk do t’i lejojë të ndërmarrin këtë veprim.
Fatjon Kurti, drejtori i këtij burgu është shprehur: Po marrim masat për të plotësuar kushtet e tyre. Nuk do të lejojmë që ata të nisin grevën.
Kushtet në ambientet e burgjeve në Shqipëri shpeshherë ka qenë temë diskutimi dhe denoncimi nga institucionet dhe shoqatat, të cilat merren me ruajtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut.
(E.K/FAXWEB.AL)