Një grup adoleshentësh janë arrestuar nga polica pasi vidhnin në ambientet e Shkollave 9- Vjeçare dhe të Mesme në qytetin e Durrësit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 10 vjedhje.
Procedohen penalisht pesë shtetas minoren.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” School”.
Është goditur grupi që kryenin vjedhje në ambientet e Shkollave 9- Vjeçare dhe të Mesme në qytetin e Durrësit, duke u proceduar penalisht pesë shtetas, konkretisht:
M.P. 15 vjeç, banues në Durrës;
J.P. 17 vjeç, banues në Durrës, (vëlla me shtetasin M.P.);
T.M. 16 vjeç, banues në Durrës;
S.K. 17 vjeç, banues në Durrës;
K.A. 15 vjeç, banues në Durrës.
Procedimi i këtyre shtetasve filloi pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është bërë dokumentimi i plotë ligjor, me prova shkencore i veprimtarisë kriminale të
mirëorganizuar nga këto persona, të cilët duke përdorur mjete thyese hapnin makinetat dhe zyrat në ambientet e shkollave, dyqane, lokale dhe i vidhnin, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:
- Më datë 04.06.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.H. ku kanë marrë para dhe bizhuteri.
- Më datë 21.07.2018, në lagjen Nr.11, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.
- Më datë 25.07.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.
- Më datë 29.07.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (bulmetor) të shtetasit A.I. ku kanë marrë një telefon dhe para.
- Më datë 06.08.2018, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit M.B. ku kanë kafe dhe para.
- Më datë 13.08.2018, në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat e Shkollës së Mesme ku kanë marrë kompjutera (tablet).
- Më datë 20.08.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.
- Më datë 21.08.2018, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle të Mesme.
- Më datë 22.08.2018, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.
- Më datë 31.08.2018, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases Sh.K.
Janë sekuestruar kompjutera dhe tabletë në cilësinë e provave materiale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.