Një person i akuzuar nga e bija për kryerje të veprave të turpshme dhe dhunë është vënë në prangat e Policisë së Durrësit.
Shtetasi Qemal Lushi 56 vjeç është denoncuar nga e bija 13-vjeçare L. Lushi se ka kryer vepra të turpshme me të dhe e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.
56-vjeçari është vënë në prangat e Policisë së Durrësit nën akuzat e “vepra të turpshme” dhe “dhunë në familje”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”.
Njoftimi i Policisë:
Kryen vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur. Arrestohet në flagrancë autori. Sekuestrohet një armë zjarri dhe fishekë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Qemal Lushi 56 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi: Ndaj Q.Lushit ka bërë kallëzim vajza e tij e mitur shtetësia L.L. 13 vjeçe, e cila pohon se babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar i’ u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • një armë zjarri pistoletë e modifikuar; • 4 fishekë çiftje, të cilët i mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vepra të turpshme”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”dhe”Dhunë në familje”parashikuar në nenet 108, 278 dhe 130/a të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post