19:27 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryente veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur, dënohet me 7 vite e gjysmë burg autori

12:56 | 04/02/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryente veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur, dënohet me 7 vite e gjysmë burg autori

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin S.H. për veprën penale ‘Vepra të turpshme’ ndaj mbesës së tij të mitur.

Sipas njoftimit, në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.811 regjistruar pas kallëzimit në Komisariatin e Policisë Lushnjë më 04.06.2024, Prokuroria provoi se i pandehuri S.H ka kryer veprime të kundraligjshme dhe të drejtpërdrejta kundrejt mbesës së tij të mitur E.H, të moshës 11 vjeçare, (të përsëritura në kohë të ndryshme).

I pandehuri S.H e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën se nëse do të tregonte do ta vriste, ndaj organi procedues është vënë në dijeni të faktit penal nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës dhe psikologia e shkollës së të miturës pasi ishin vënë re ndryshime drastike në sjelljen e saj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, arriti në përfundimin se veprimet e kryera nga i pandehuri S.H kundrejt mbesës së tij të mitur E.H kanë cënuar integritetin psiqik dhe emocional të të miturës, duke i shkaktuar pasoja psikosociale, si: frikë për të jetuar e vetme në banesën ku ajo jeton me prindërit, pasiguri për të ardhmen, etj, dhe burimi i tyre vjen nga ngacmimet dhe veprat e turpshme që shtetasi S.H ka ushtruar kundrejt saj.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi:
1. Deklarimin fajtor të pandehurit S.H për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
2. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.H denohet me 5 (pesë) vite burgim.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.

Etiketa: gjykata
Pas

Niset kontingjenti i parë i FA në operacionin e BE në Bosnje-Hercegovinë, Vengu: Linjëzim 100% me politikën e jashtme të sigurisë së BE

Para

Rama për procesin e integrimit në BE: Jemi në një pozicion që shumëkush nga vendet e rajonit do të donte të ishte

Para
Rama për procesin e integrimit në BE: Jemi në një pozicion që shumëkush nga vendet e rajonit do të donte të ishte

Rama për procesin e integrimit në BE: Jemi në një pozicion që shumëkush nga vendet e rajonit do të donte të ishte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

Arrestohet efektiv policie në Kosovë, dyshohet si spiun i Serbisë

Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.