Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në Shërbesën e Fronëzimit të Fortlumturisë Tij, Joanit, si Kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ceremonia e fronëzimit u organizua sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.“Vazhdoftë denjësisht udhën e Fan Nolit, Anastasit dhe gjithë paraardhësve të Tij!
Përmbushtë me ndriçim, hir e urtësi misionin e Tij hyjnor si bari i grigjës së besimtarëve ortodoksë, në shërbim të njerëzve, jetës shpirtërore, lumturisë dhe harmonisë”, shkruan në urimin e saj Spiropali.