13:35 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll, shoqërohet nga delegacioni me klerikë shqiptarë

13:28 | 11/06/2025
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll, shoqërohet nga delegacioni me klerikë shqiptarë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se nga data 13 deri më 17 qershor 2025, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Joani, do të kryejë një vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.

Kryepiskopi Joani do të shoqërohet nga një delegacion i përbërë nga hierarkë të lartë të Kishës Orthodhokse Shqiptare, përfshirë Mitropolitin e Fierit dhe Apolonisë, z. Nikolla, Mitropolitin e Beratit, z. Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës, z. Anastas, si dhe klerikë dhe përfaqësues të botës akademike.

Delegacioni do të përfshijë gjithashtu Protosingjelin e Kryepiskopatës, Atë Jani Mërkuri, Epítropin Arkieratik të Mitropolitisë së Gjirokastrës, Kryedhakonin Johan Koroveshi dhe profesorin Andrea Rëmbeci, njëherësh drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.

Vizita zhvillohet në kuadër të traditës së vizitave paqësore që Primatët e Kishave Orthodhokse realizojnë në selinë e Patriarkanës Ekumenike, e cila gëzon vendin e parë të nderit ndër Kishat Orthodhokse. Sipas njoftimit zyrtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, kjo vizitë është një shprehje e qartë e unitetit të Kishës në Shpirtin e Shenjtë dhe një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërkishtare.

NJOFTIM

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se nga 13 deri më 17 qershor 2025 Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë imzot Joani, së bashku me një delegacion do të kryejë vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll.

Delegacioni do të përbëhet nga Mitropolitët e Fierit dhe Apolonisë z. Nikolla dhe të Beratit z. Asti, Hirësinë e Tij Episkopin e Krujës z. Anastas, Protosingjel i Kryepiskopatës së Shenjtë, Protopresviterin Atë Jani Mërkuri, Epítrop Arkieratik i Mitropolitisë së Shenjtë të Gjirokastrës, Kryedhakonin z. Johan Koroveshi dhe z. Andrea Rëmbeci, Profesor i Universitetit të Tiranës dhe Drejtor i Fondacionit “Frymë Dashurie”.

Vizita kryhet në kuadrin e vizitave tradicionale paqësore që bëjnë Primatët e Kishave Orthodhokse, që nis nga Patriarkana Ekumenike e cila mban vendin e parë të nderit  dhe vazhdon në të gjitha Kishat Orthodhokse.

Kjo vizitë ëhstë shprehje e unitetit të Kishës në Shpirtin e Shenjtë.

Zyra e Shtypit
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Tiranë, 11 qershor 2025

Pas

Operacioni “Koordinata” në Kukës – Arrestohet një shtetas për tentativë kultivimi kanabisi, shpallet në kërkim vëllai i tij

Para

Kanadezi fiton lotarinë katër herë, arkëton më shumë se 2.5 milionë dollarë

Para
Kanadezi fiton lotarinë katër herë, arkëton më shumë se 2.5 milionë dollarë

Kanadezi fiton lotarinë katër herë, arkëton më shumë se 2.5 milionë dollarë

 



Të Fundit

Japoni, një grua vdes teksa përpiqej të largohej nga zona e goditur nga cunami

Delvinë/Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 autorët e dyshuar

“Ukraina do jetë Vietnami i Trumpit”, strategjia e re e Putinit: Lufta vazhdon duke sfiduar SHBA-në

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Berisha publikon të tjera të dhëna tronditëse nga laptopi: Patronazhistët i kanë shtrirë tentakulat edhe në diasporë

Spiropali në Gjenevë: Multilateralizmi dhe bashkëpunimi parlamentar, kyç për paqen dhe drejtësinë globale

Berisha shpërthen ndaj Kodit Penal: “Atentat ndaj fjalës së lirë , po mbrohen Dumanët e regjimit!”

Fier/ Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj, arrestohet 38-vjeçarja

Kaluan ilegalisht kufirin me kamionë të ngarkuar me dru, proceodohen pesë persona në Korçë

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.