Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Fax News, nga një banor i fshatit Gjoçaj, njësia administrative Derjan.
Banori bën me dije se policia e Matit po fsheh emrin e kryeplakut të fshatit Gjoçaj, i cili kishte kultivuar një parcelë me kanabis bashkë me dy djemtë e tij.
Qytetari thekson se policia nuk arreston kryeplakun dhe djemtë e tij që kishin kultivuar parcelën me kanabis, por arreston punëtorin, njëkohësisht dhe mikun e tij nga Fushë-Kruja.
Sipas qytetarit, mosarrestimi i tij nuk është rastësi. Kjo pasi kryeplaku aktual është zgjedhur në mënyrë të paligjshme nga kryetari i bashkisë Mat, pasi kryeplaku i mëparshëm ishte denoncues dhe organizator i protestave kundër ndërtimit të HEC-it brenda parkut kombëtar Zall-Gjoçaj.
“Pjesë e kësaj masakre është edhe kryetari i Bashkisë Mat, pra ky kryeplak mbrohet nga mafia e drogës dhe kryebashkiaku i Matit që e ka emëruar!”- shkruan qytetari.