10:17 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Kryeprokurori’, Çlirim Gjata: Puna 2-vjeçare për reformën shkoi në zero. Llalla të rrinte sa të krijohej KLP-ja (VIDEO)

18:25 | 15/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Kryeprokurori’, Çlirim Gjata: Puna 2-vjeçare për reformën shkoi në zero. Llalla të rrinte sa të krijohej KLP-ja (VIDEO)

I ftuar në ‘Fax News’, juristi Çlirim Gjata është shprehur se me procedurën se si po zgjidhet Kryeprokurori i përkohshëm po shkelet kushtetuta dhe reforma në drejtësi ka shkuar në pikën zero.

Ai ka thënë se mbarimin e mandatit të Adriatik Llallës duhej ta përcaktonte KLP-ja dhe jo Parlamenti i cili sipas Gjatës ka iniciuar një procedurë antikushtetuese.

Ai ka thënë se reforma në drejtësi u bë në mënyrë që organet e drejtësisë të bëheshin të pavarura nga politika, ndërkohë që me këtë procedurë të ndjekur politika merr pjesë në formimin e këtyre organeve.

“Kandidatët për Kryeprokuror kanë hyrë në një proces të paligjshëm. Vetë Parlamenti filloi një proces të paligjashëm. Injoranca nuk është argument. Edhe qytetari më i thjeshtë konsiderohet se i njeh ligjet. Por ata janë në një proces të paligjshëm. Janë po aq të paligjshëm sa edhe veprimi i Parlamentit.

E gjitha është një manovër politike për ta vendosur me 71 vota prokurorin, pati një tentativë për të bërë dhe opozitën pjesë por nuk pranoi. Çështja është se ku e kanë gjetur në ligj këta këtë procedurë për prokuror të përkohshëm. Ku e ka gjetur Komisioni i Ligjeve. Nuk ka askund në ligj që parashikohet kjo procedurë.

Mbarimi i mandatit deklarohej nga KLP-ja, se ku e gjeti Parlamenti këtë procedurë ata e dinë. E gjitha kjo reformë që iu bë për të lënë jashtë politikën me këtë veprim ka rënë. Edhe me ministrin e Brendshëm. Edhe ditën e hënë kur të bëhet votimi ne jemi 20 korrik 2016, ka qenë 1 ditë para se të miratohej reforma. E gjithë kjo periudhe 1 vit e gjysë punë ka rënë. Thanë që reforma do të fusë politikanët e korruptuar në burg por arma doli barut i lagur.

Organet e drejtësisë që të jenë të pavarur duhet të mos zgjidhen kështu, institucioni i reformës po krijohet me 71 vota.

Unë diskutoj procedurat e largimt të tij dhe emërimit të tjetrit dhe kljo procedurë është e paligjshme. E përcakton KLP-ja se kur i mbaron mandati. Llalla është i detyruar të rrijë në detyrë deri sa të krijohet KLP-ja.Unë kapem tek procesi, opozita shumë mirë ka bërë që nuk ka hyrë në këtë proces të paligjshëm” , tha Gjata. (B.H/Faxweb)

https://www.youtube.com/watch?v=C-ekAw4LmXM&feature=youtu.be

 

 

 

Etiketa: clirim gjata
Pas

Fshatrat pa energji elektrike në Gjirokastër, asnjë masë nga organet kompetente

Para

RAPORTI I PLOTË/ U refuzuan për Kryeprokuror të përkohshëm, zbardhen arsyet

Para
Tonet e larta për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, opozita braktis mbledhjen. Manja: Po bëheni anti-amerikanë

RAPORTI I PLOTË/ U refuzuan për Kryeprokuror të përkohshëm, zbardhen arsyet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokati i Jamarbër Malltezit dorëzon garancinë për lirimin e tij në SPAK

Finalizohet operacioni “Borders”, kapet 27-vjeçari azerbajxhanas që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat, digjet një sipërfaqe e konsiderueshme! Zjarrfikësit ndërhyrje nga toka dhe ajri

Zjarr në qendrën kyçe të të dhënave në Kajro, katër punëtorë të vdekur dhe 22 të plagosur

Sekuestrohen 417 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauros, vlera mbi 67 milionë euro

Shembet çatia e restorantit të njohur në Terracina, një e vdekur dhe 10 të plagosur

Trump: 35% Tarifë për Mallrat nga Serbia, 30% për Bosnje-Hercegovinën nga 1 Gushti

Forca operacionale arreston në Durrës 36-vjeçarin e kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

Fruthi shënon shpërthimin më të madh në SHBA që nga 1990: 1,277 raste deri më tani

Fier: Sot gjykata shqyrton kërkesën për lirim me kusht të Ervin Salianjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.