Komisioni i Ligjeve ka nisur seancat dëgjimore me 7 kandidatet për Prokuror të përkohshëm të Përgjithshëm pas 10 minutave pushim.
Ndërkohë që në mbledhje janë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës pasi opozita e ka bojkotuar këtë process.
Kandidati për kryeprokuror, Ferdinand Elezi, prokuror në Durrës, ka shpalosur platformën e tij për këtë post, ku ka evidentuar dhe problematikat kryesore në sistemin e drejtësisë.
Kandidati Elezi tha se është fakt që sistemi i drejtësisë ka problematika të theksuara në luftën kundër kriminalitetit, korrupsionit, veprave penale që lidhen me trafiqet. Më tej, ai vuri theksin te shkrirja e disa institucioneve.
“Është fakt që sistemi i drejtësisë ka problematika të theksuara në realizimin e ndjekjes penale, në luftë kundër kriminalitetit, korrupsionit, veprave penale që lidhen me trafiqet. Problematika konstatohen në tërësi edhe në vendimmarrjen e gjykatave, në të gjitha shkallët. Duhen promovuar prokurorët më të ndershëm, më të përkushtuar dhe që kanë rezultate në punën e tyre, ata që nuk e shohin detyrën e prokurorit të përgjithshëm, si funksion nga i cili mund të përfitohet. Duhen marrë menjëherë masa për rritjen e efikasitetit, në veçanti ndaj krimit të organizuar, i cili mund të bëhet nga ngritja e institucioneve të caktuara, Task-Forcës. Nxitja e hetimeve proaktive nga këto struktura në parandalimin e aktivitetit kriminal. Shkrirja e këtyre strukturave ka qenë e gabuar”, ka thënë ai.
Kandidati i 4-t që po prezanton në këto moment platformën e tij është Besnik Muçi. Ai ka thënë se ka mbaruar fakultetin e drejtësisë në vitin 1995 me rezultate të shkëlqyera.
Muçi thotë se ka hetuar dosje sensitive dhe se ka qenë i sukseshshëm duke përmendur hetimin për bandën e Lushnjës dhe hetimin për bandën e “babagjyshëve”.
Po ashtu Besnik Muçi ka deklaruar se ai zotohet se nëse do I besohet detyra e Prokurorit të përkohshëm do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve të Prokurorisë me institucionet e tjera në vend por edhe me institucionet e partnerëve stratëgjikë siç janë ato të SHBA-së pasi sipas tij këto marrëdhënie nuk janë në nivelin e duhur.
“Kam hetuar çështje të rëndësishme dhe sensitive. Kam hetuar çështjen e vrasësve me pagesë, dhe “bandën e babagjyshëve”. Po kështu kam hetuar çështjen e bandës së Lushnjës. Kemi patur sukses në hetimin e këtyre çështjeve.
Besnik Muçi është pjesë e prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Pas kandidit Arqile Koça dhe kandidates Arta Marku, ka prezantuar platformën e tij edhe kandidati Artur Selmani.
Ai ka thënë se ajo që ka çaluar tek Prokuroria është dhe besimi i publikut. Sipas tij karakteri i centraliazuar i Prokurorisë ka sjellë problematika, shpesh herë dhe urdhra nga lart. Por ai shton se reforma në drejtësi do ta zgjidhë këtë.
“Ajo që ka çaluar në institucionin e Prokurorisë është besimi i publikut, për shkak të një performance jo të mirë. Karakteri i centralizuar i Prokurorisë ka sjellë problematikë që ka të bëjë me natyrën njerëzore duke sjellë në pah gjëra të tilla siç janë urdhrat nga lart…Kjo ka sjellë uljen në vendimarrje dhe në cilësi. Por besoj se Reforma në Drejtësi do ta zgjidhë këtë problem.
Unë jam i bindur që integriteti im moral, politik, e treguar në të gjithë këtë kohë, e mjaftueshme për të treguar që nuk është nxitur momentalisht nga arsyeja për të bërë karrierë, është e mjaftueshme për të ktyer besimin te prokuroria. Unë besoj se ky besim nuk duhet të vijë vetëm nga faktorë të brendshëm, por edhe nga jashtë. Siç është politikam gjuha politike e përdorur që shigjeton Prokurorinë’, tha ai ndër të tjera.
Gjithashtu Selmani uroj që jetëgjatësia e Prokurorit të përkohshëm të jetë sa më e shkurtër.
Pas kandidatit Arqile Koça ka prezantuar platformën e saj edhe prokurorja e Shkodrës Arta Marku. Ajo ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi. Gjithashtu, Marku garon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në prezantimin e saj ajo u shpreh se ka ardhur deri këtu me anë të forcave të veta dhe se nuk do të pranojë kurrsesi asnjë ndërhyrje politike.
“Do bëj të mundur që përmes urdhrave dhe udhëzimeve të zbatohen drejt dispozitat e reformës në drejtësi dhe ligjeve të vendit. Nuk do ketë më komandime të prokurorëve pa kriter, pasi kjo e ka çrregulluar sistemin. Do të mundësohet ruajtja e sekretit hetimor
Për një gjë jam e bindur, nuk pranoj as ndërhyrje politike dhe as ndërhyrje të ndonjë lloji tjetër. Jam këtu falë rezultateve, falë shpatullave të mia dhe nuk ka asgjë që të më intimidojë”, tha ndër të tjera ajo.
kandidati për Prokuror të përkohshëm Arqile Koça ka shpallur platformën e tij gjithashtu. Ai është përballur me pyetjet e anëtarëve të komisionit të ligjeve.
Bledi Çuçi e pyeti kandidatin Koça se a do të niste një hetim për një zyrtarë të lartë. Ai u përgjigj se nuk ishte kompetencë e tij por çështjen do ta prezantonte tek kolegët e tjerë.
Çuçi: A do nisni një hetim për një zyrtarë të lartë?
Koça: Nuk kam kompetencë por mund ti prezantoj tek kolegët e mi
Çuçi: A keni pasur në karrierën tuaj ndërhyrje nga politika për të mbyllur një çështje të caktuar, kur është hera e fundit që keni qenë në një darkë me politikanë
Koça: Unë mund të them me kompetencë As 28 vitet e fundit nuk kam ngrënë ndonjë darkë me politikanë
Duhet të kuptojmë se ndërhyrja bëhet në forma dhe mënyra të ndryshme. Në jetën time kam pasur cështje me sensibilitet, si ajo e Azem Hajdarit. Unë e konsideroj çdo lloj ndërhyrje edhe nga larg. Nuk më ka ardhur kush të më kapë nga xhaketa por edhe deklaratat në lidhje me çështjen ëështë ndërhyrje.
Çuçi: Nuk po flas për presionin politik, por për ndërhyrje të drejtpërdrejtë
Koça: Jo.
Lista me kandidatët për Prokuror të Përkohshëm:
- Ferdinand Elezi
2. Arta Marku
3. Besnik Muçi
4. Arqile Koça
5. Granit Shahu
6. Ermira Tafani
7. Artur Selmani.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post