09:49 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kryeprokurori, ironizon Luan Rama: Mund të ndodhë që tepsimaxhoranca të bëjë protestë para shoqërisë civile

12:22 | 11/12/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Luan Rama: Skandaloze, nuk funksionojnë as 11 radarët që ka policia, hapësira detare nuk monitorohet

Pas ftesës që sot kryeministri Edi Rama i bëri Bashës gjatë mbledhjes së grupit të PS për të zgjedhur kryeprokurorin e ri,  ka reaguar menjëherë Luan Rama. 

Luan Rama ka ironizuar  dhe ambasadoret duke thënë se duhet të fillojnë negociatat me shoqërine civile për të zgjedhur kryeprokurorin e ri.

Sipas Luan Ramës, do të duhej të ishin ngritur me kohë institucionet e reformës në drejtësi, e ndër to, do të duhej të ishte ngitur e të kishte nisur punë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Mirëpo, siç është thënë edhe sot në mbledhjen e grupit kuvendar të Partisë Socialiste, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është ngritur ende, sepse shoqëria civile, që në shqip do të duhej thënë shoqëria qytetare, nuk ka zgjedhur ende kandidaturat që ajo duhet të përcaktojë për në këtë organ të lartë, pa të cilin nuk mund të funksionojë organi i Prokurorisë!

Thënë ndryshe e më shqip, shoqëria civile është bërē pengesë për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Ngjan si paradoks, nëse sjellim në vëmendje presionin e madh, pozitiv e të drejtë të protestave të shoqërisë civile para Kuvendit e me praninë edhe të disa ambasadorëve në meskorrikun e vitit 2016, pikërisht që politika e më së pari Kuvendi të miratonin reformën në drejtësi, ndërkohë që protestuesit e djeshëm na rezulton të jenë bllokuesit e sotëm!”, shprehet Rama. 

REAGIMI:

Reforma në drejtësi, ambasadorët  dhe shoqëria civile !…

Do të duhej të ishin ngritur me kohë institucionet e reformës në drejtësi, e ndër to, do të duhej të ishte ngitur e të kishte nisur punë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Mirëpo, siç është thënë edhe sot në mbledhjen e grupit kuvendar të Partisë Socialiste, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është ngritur ende, sepse shoqëria civile, që në shqip do të duhej thënë shoqëria qytetare, nuk ka zgjedhur ende kandidaturat që ajo duhet të përcaktojë për në këtë organ të lartë, pa të cilin nuk mund të funksionojë organi i Prokurorisë!

Thënë ndryshe e më shqip, shoqëria civile është bërē pengesë për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Ngjan si paradoks, nëse sjellim në vëmendje presionin e madh, pozitiv e të drejtë të protestave të shoqërisë civile para Kuvendit e me praninë edhe të disa ambasadorëve në meskorrikun e vitit 2016, pikërisht që politika e më së pari Kuvendi të miratonin reformën në drejtësi, ndërkohë që protestuesit e djeshëm na rezulton të jenë bllokuesit e sotëm!

Mosngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka çuar edhe në krijimin e problemit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Sepse në bazë të Kushtetutës, ndryshuar me konsensusin e plotë të 140 deputetëve në kapëcyell të 22-23 korrikut 2016 dhe nën duartrokitjet e përqafimet diplomatike nga llozhat e sallës së Kuvendit, vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka tagrin kushtetues të shprehet e të vendosë për Prokurorin e Përgjithshëm!

Kësisoj, nuk është e vështirë të kuptohet përgjegjësia e shoqërisë civile në këtë rast, e cila duke u bërë pengesë për krijimin e KLP, i ka krijuar terrenin e nevojshëm maxhorancës ta kthejë në tepsinë e vet edhe Prokurorin e Përgjithshëm, përmes zgjedhjes së një të përkohëshmi! Duke mos e konsideruar të qëllimtë këtë rastësi,  e përballë këtij realiteti papërgjegjshmërie e mungese serioziteti në angazhimet për jetësimin e reformës në drejtësi, çka në fakt e ka kompromentuar e korruptuar që në nisje reformën në drejtësi, lipset ndihma e ambasadorëve, siç kanë bërë në fakt sa herë që të mandatuarit e këtij vendi nuk kanë ushtruar përgjegjësitë e tyre!

Pra, pas negociatave pafund me përfaqësuesit politikë para miratimit të reformës në drejtësi, le të negociojnë tani me shoqërinë civile që të zgjidhet problemi i KLP! Se larg qoftë, nga meraku për reformën në drejtësi mund të ndodhë që tepsimaxhoranca të bëjë protestë para shoqërisë civile! Ndoshta nuk do të ishte keq në këtë rast edhe një opinion nga EURALIUS dhe OPDAT!…

(J.V/Faxweb)

Etiketa: kryeprokuroriLuan Ramareagim
Pas

Pas vdekjes së babait, OSHEE merr vendim të rëndësishëm për djalin e elektriçistit që humbi jetën pak ditë më parë

Para

Uau! Kush do jenë FINALET e parakohshme të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Para
Uau! Kush do jenë FINALET e parakohshme të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Uau! Kush do jenë FINALET e parakohshme të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza bashkë me Erion Veliajn

“Çdo paund duhet të shërbejë më shumë për taksapaguesit britanikë”/ Mbretëria e Bashkuar shpall kufizime në ndihmën për shtetet e tjera, goditet rëndë Afrika

Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE

SHBA uli tarifat në 15%/ Kryeministri japonez Ishiba mirëpret njoftimin e marrëveshjes tregtare të Trump

Vetëm tre ditë nga përfundimi i afatit të vendosur nga Kushtetuesja, sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

EMRI/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

Më shumë se 100 agjenci ndihmash ngrenë alarmin: Gaza nën uri masive! Shpërndahen vetëm 28 kamionë për 2 mln banorë

Rama ndan pamje nga Bazilika e Linit: Perlë e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar

Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti del nga rruga dhe përfundon në lokal, plagosen dy persona

U arrestua në Emiratet e Bashkuara, cila ishte lidhja e Denis Bajrit me Ervis Martinaj dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.