Kryeprokurorja Arta Marku ka qenë sot e pranishme në analizën vjetore të Prokurorisë së Tiranës ku u ka tërhequr vëmendjen prokurorëve për të mos zvarritur çështjet e “mbyllura në sirtar prej vitesh” dhe të mos ulin rendimentin dhe cilësinë e punës për shkak të ngarkesës.
Gjatë fjalës së saj për mediat Marku tha që është punuar shumë nga të gjithë, por ngarkesa e madhe e çështjeve ka ulur efektivitetin.
“Kërkoj nga ju ti kushtoni vëmendje çdo çështjeje që ka rëndësi për opinioni publik. Duhet të punohet shpejt.
Ka pasur një zvarritje të pajustifikuar për dosje të ndryshme, dosje që janë kyçur në sirtare prej vitesh. Punoni në çështjet që kanë vëmendje të madhe publike.
Për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ka shumë pak çështje që janë regjistruar dhe aq më pak që të jenë dërguar për gjykim. Kjo situatë nuk i përgjigjet aspak realitet dhe është një nga pikat e dobëta për të cilat Shqipëria ka marrë kritika të shumta nga komiteti Manival (institucioni i monitorimit të pastrimit të parave) dhe mund të penalizohet. Pra hetimet janë të pakta dhe jo të suksesshme për këtë vepër penale.
Mos bëni deklarata për çdo ngacmim të politikës dhe kjo është gjëja që do të ulë spekulimet dhe do rrisë besimin në punën tuaj.”, u shpreh Marku.
Gjatë Konferencës për mediat ka folur dhe Gent Ibrahimi Kryetar i KLP-së i cili ka thënë që këto tre muaj përvec ngarkesës së madhe kanë shërbyer dhe për të reflektuar situatën e Prokurorisë.
“Kanë qenë 3 muaj te vrullshëm. Po reflektojmë për situatën dhe po punojmë për procedurat e krijimit të Prokurorisë së Posaçme dhe procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Detyra jonë është që të sigurojmë që Prokuroria po punon me cilësinë e duhur. Kemi objektiva e qëllime të përbashkëta. Sistemi i prokurorisë duhet të japë rezulate maksimale.
Kemi vendosur standarte me të cilat masim punën tonë. KLP vepron me nje kuadër ligjor ku cdo gjë vlersohet sipas meritokracisë. Procesi i vetingut do të bë katarsisin në drejtësi“, tha Ibrahimi.
Pas këtyre deklaratave analiza e Prokurorisë ka vijuar pa praninë e mediave.