Michael Beach Youtube-ri i cili po merr së fundmi gjithnjë e më shumë vëmendje, komenton arkitekturën e qyteve në të gjithë botën duke përdorur vetëm Google Maps.
E ndërkohë qyteti I radhës që ka komentuar Beach ka qenë Tirana, kryeqyteti shqiptar i zgjedhur “në nxitim e sipër”, ndërsa sipa Michael, këtë rol mund ta luante më mirë Dibra, Durrësi apo edhe Shkodra.
Fjalët që dominojnë përshkrimin e tij për arkitekturën dhe urbanistikën e Tiranës, janë ato që të gjithë ne i kemi dëgjuar qindra herë; beton, ndërtesa të stilit komunist, intensitet i lartë, një autostradë me gjashtë korsi në mes të qytetit (Bulevardi Dëshmorët e Kombit), si dhe katet e para të pallateve të kthyera në biznese nga më të ndryshmet.
Ndiqni videon e mëposhte: