Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) njofton se Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve për Primaret 2025.
Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së të rinjve (16%).
Me propozim të Kryetarit të PDSH,Sali Berisha, duke konsideruar se afati i dorëzimit të dokumentacionit për pjesëmarrje në procesin e Primareve ishte i shkurtër, dhe kjo mund të ketë shkaktuar vështirësi kryesisht për kandidatët që kanë shprehur interes nga diaspora, Kryesia vendosi që vetëm për kandidatët që kanë shprehur interesin por kanë qenë në pamundësi për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin përkatës, ky afat të shtyhet deri ditën e shtunë, datë 22 shkurt 2025 ora 24.00.