Në Partinë Demokratike që pas publikimit të listave kanë nisur të shprehendhe në bazë pakënaqësitë e para.
E kështu disa përfaqësues lokalë në qytetin e Elbasanit janë shprehur se nuk do të dalin në mbështetje të fushatës së PD-së.
Për këtë ka reaguar dhe deputetja aktuale e këtij qarku Arbjola Halimi. Edhe pse vetë ajo nuk është pjesë e listave kërkon që të gjithë të jenë në mbështetje të PD-së në zgjedhjet e Qershorit.
‘’Sapo mora vesh se kryetarët e degëve në Qarkun e Elbasanit kanë refuzuar të bëjnë fushatë.
U bëj thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë për fitoren e Partisë Demokratike dhe të mos tërhiqen.
Ju jeni qëndrestarët. Unë gjithashtu jam me ju dhe do të jem në fushatë. Përpara me PDSH. Rrofteë Shqipëria’’, shkruan Halimi në rrjetet sociale. (E.K/SHUPLAKA)