Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.
Nderkohe bashkia dhe policia kane nisur nje aksion per te zbatuar në terren porositë e lëna nga kryeministri, lidhur me lirimin e hapësirave publike të zaptuara prej kohësh në mënyrë të paligjshme.
Ka qenë kryebashkiaku Ermal Dredha dhe drejtori i Policisë Helidon Çela që kanë dalë në terren dhe po ndjekin nga afër zbatimin e masave. Ky aksion është përqendruar kryesisht te parkimet e paligjshme dhe do të vazhdojë çdo ditë deri në rikthimin e hapësirës për qytetarët. Dredha ka komentuar edhe dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të Bashkisë së Vlorës. Ai theksoi se largimi i tyre ishte kërkuar prej kohësh për shkak të mungesës së angazhimit maksimal, ndërsa paralajmëroi një proces vlerësimi të detajuar për punën e secilit.