Kryetari i LSI-së dhe Kuvendit Ilir Meta ka nisur takimin e tij me gazetarët. Në një bashkëbisedim i cili zgjati për më shumë se një orë Meta është ndalur te shumë nga temat e nxehta që gëlojnë në opinionin publik. Nga Reforma në Drejtësi, te shkarkimi i Manjanit, akuzat për Tahirin e deri te marrëdhëniet me presidencën Trump.
FJALA E PLOTË:
Ilir Meta: Atëhere është kënaqësi të bëjmë një bisedë në këtë fillimviti pak të vonuar duke marrë në konsideratë disa nga çështjet më të rëndësishme për të cilat duhen zgjidhje sa ma të shpejta, të cilat do të ndikojnë për ecurinë e reformave, stabilitetin e vendit.
Do veçoja rëndësinë e reformës zgjedhore që është çështja më shqetësuese dhe më alarmante, e cila duhej mbyllur me kohë ku si kryetar i Kuvendit kam instituar në mënyrë të përsëritur.
Për t’u garantuar standardet më të larta të zgjedhjeve dhe klimën më konstruktive që ata të votojnë të qetë për atë alternativë që mendojnë. Çështja e zgjedhjeve është serioze, nuk pret më, ne jemi të gatshëm në çdo ditë dhe natë, të mbyllemi diku dhe t’u japim zgjidhje përfundimisht rekomandimeve të OSBE-ODIHR për çdo kërkese realiste.
Vazhdimi transparent i kësaj reforme dhe krijimit të institucioneve të reja larg çdo ndikimi jotransparent, klientelist, besueshmërie. Miratimi i vëmendshëm i përgjegjshëm i 27 ligjeve të tjera në mënyrë që mos vendosemi në mënyrë të papritur përpara situatave spontane.
Njëkohësisht dekriminalizimi është jetik për zgjedhjet. Për të garantuar integritetin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Njëkohësisht ekonomia, jemi në marrëdhënie me FMN, është e rëndësishme qëndrueshmëria e ekonomisë sonë, përmirësimi i klimës së biznesit. Në drejtim të rritjes së punësimit.
Këto ishin disa nga prioritetet e LSI. Tani jam i hapur se ju jeni lodhur nga fjalimet, unë nuk do jem i lodhur nga pyetjet nga ju.
Gazetarja: A ishit vënë më parë në dijeni nga Manjani për akuzat dhe ju i besoni ato?
Meta: Ta fillojmë nga dorëzimi. Ilir Meta në 2008-2009 dhe LSI edhe pse forca shumë të reja, kur dy kolegët e mi, Z.Rama dhe Z.Berisha u bashkuan si anjëherë tjetër për ndryshim kushtetues që në thelb synonin eliminimin e LSI-së, Ilir Meta nuk u dorëzua ndaj dy partive së bashku që ishin shumë të mëdha atëherë, dhe jo vetëm kaq po u bë faktor staboiliteti në vend dhe Shqipëria të ecte.
Kështu që Meta nuk dorëzohet para asnjë lloj presioni, as nga Z.Rama, Z.Berisha, as nga Z.Basha sigurisht që jo, (Qesh) as nga brenda LSI-së. Për shkarkimin e ministrit LSI ka fol dy herë, Erisa Xhixho dhe Luan Rama.
Unë nuk mendoj se Z.Koka ka nuk patur arsye, të cilat janë ngritur në rrugë institucionale. I shërben mbarëvajtjes së koalicionit dhe opinionit publik. Pse LSI vazhdon në koalicion me PS, pse nuk del nga koalicioni, për shkak se qenkan disa probleme, ju them se probleme ka brenda një force politike, nuk dua t’u lodh kokën për problemet e mia me Përparim Spahiun (Qesh)
Çështja e koalicionit me PS është çështje e një përgjegjësie që buron nga koalicioni ynë parazgjedhor dhe për votat që kemi marrë në qershor 2013 për të bashkëqeverisur me PS. Marrëveshja e Shkodrës e quaj unë, ju të 1 prillit, puna juaj. Kryetari i LSI Ilir Meta ka qëndruar gërmë për gërmë kësaj marrëveshje dhe kur ka patur anëtarë që nuk kanë qëndruar, LSI ka reflektuar.
Pse nuk ikën LSI nga qeveria, kur LSI ka kaq mospajtime? Reforma në Arsim dhe të tjera? Dua t’u them për sorrat Anti-LSI, në thonjza, që LSI nuk është parti klienteliste, nëse PD, në 2009 do kishte 71 mandate LSI s’do kishte hyrë në koalicion me PS, nëse Rama konfirmon se PS i ka mandatet, LSI del në Opozitë që tani, nëse PS dhe PD kanë mandatet LSI del në opozitë!
Gazetari: Ju po lajmëroni rezultatin e 19 qershorit? Dje pse ishit te presidenti?
Ilir Meta: Unë nuk thashë atë që keqkuptuar ju pa dashje, se çfarë koalicioni do bëjë LSI e bën LSI. Unë dhashë një përgjigje të qartë për çdo gazetar dhe çdo ngatërrestar.
Ne nuk mund të marrim përgjegjësinë që për një debat të caktuar të çojmë vendim në vakuum. Nëse dikush tjetër merr përsipër të jetë pa LSI…Është shumë shteruese apo jo.
Unë kam një komunikim shumë të mirë institucional me presidentin e Republikës, sepse është persidentit, por unë kam patur kënaqësi ta votoj, jo vetëm kaq, por kur u hoq fotoja iu hoq me ligj, unë e vendosa në zyrën time.
Unë kam komunikim institucional.
Gazetarja: Ekziston një letër. Çfarë mesazhesh keni marrë gjatë vizitës në SHBA? Ku e shihni përgjegjësinë? Pse nuk arrestohet Balili?
Meta: Lidhur me çështjen e policisë, unë kam qenë gjithnjë përkrahës dhe mbështetës i fortë i policisë së shtetit edhe kur policia është sulmuar nga horra dhe banditë mes bulevardit, ju e dini shumë mirë këtë gjë, kam qenë mbrojtës i flaktë i policisë së shtetit dhe kur është sulmuar me armë nga horra dhe banditë dhe i kam dalë për zot mbështetjes dhe do vazhdoj t’i dal në mbështetje. Ky ka qenë qëndrimi im, ashtu sikundër jam i bindur që ata që s’e meritojnë uniformën e policisë të ndëshkohen.
Duhet që tani të fillojë puna, të koordinohet puna midis policisë, Shërbimit Informativ, për të parandaluar mbjelljen e kanabisit për sezonin e ardhshëm. Z.Luan Rama ka të drejtë se nuk duhet të shohim policë duke korrur kanabis!
Duhet që Shërbimi Informativ dhe të tjerët të parandalojnë grupet kriminale. Kjo është fuqia e shtetit, ta tregojë tani dhe pa u vonuar dhe pa vazhduar akuzat, shfajësimet dhe mburrjet në televizione. Prokuroria duhet të çojë para punën, jo vetëm të çojë para drejtësisë hallexhinjtë por ata që po e çojnë para këtë aktivitet kriminal që duhet të marrë fund përgjithmonë.
Ju besoj keni ndjekur një shqetësim të bërë publik nga ambasadori amerikan i kërkuar nga agjencia amerikane për trafik, që ka vënë në pikëpyetje vullnetin e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe për të qenë partnerë seriozë të SHBA-ve dhe vendeve të tjera partnere.
Më ka dhënë të vetmin shqetësim konkret e agjencisë amerikane dhe më ka kërkuar të tërheq vëmendjen e autoriteteve dhe institucioneve në vendin tonë për mosarrestimin e Klement Balilit si shqetësim midis dy vendeve.
Nuk ka vend tjetër përveç Këshillit të Sigurisë ku mblidhen të gjitha institucionet e vendit dhe mund të diskutojnë çështje të mprehta. Nëse dikush mendon që kjo nuk është cështje e mbrehtë, që nuk e ndihmon reputacionin e tonë në vazhdim të këtij bashkëpunimi unë mendoj se nuk ka të drejtë.
E kam gjykuar si një rrugë më të mirë, jo për t’u marrë me gjyqe ndaj çdo institucioni por për të bashkëpunuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, aq më tepër që tani pas 20 janarit kemi një partner të ri të SHBA presidenti Donald Trump, i cili ka disa prioritete shumë të qarta kërkon nga vendet e NATO të rrisin kapacitetet e tyre dhe përmbushin detyrimet e tyre, forcimin e kufijve dhe të vendeve partnere në luftën kundër krimit të organizuar, prioritet dhe luftën kundër drogës, kështu që unë mendoj që kjo është rruga më e mirë, të nxjerrim mësime si të bashkëpunojmë në të ardhmen.
Gazetarja: Manjani e çonte çështjen Balili te Tahiri? A ka kuptim mbledhja e Këshillit të Sigurimit?
Unë nuk kam asnjë koment dhe asnjë akuzë, se nuk jam as prokuror as gjyklatës, nuk kam gjetur dhe nuk gjej dot në kushtet e Shqipërisë, një institucion tjetër përveç Këshillit të Sigurimit që i mbledh gjithë aktorët përgjegjës për sigurinë kombëtare.
Gazetarja: A jua ka thënë Manjani më herët shqetësimet e tij?
Shqetësimet që unë mund të kem marrë kam kërkuar që gjithmonë të zgjidh në rrugë institucionale kjo është rruga më e mirë. LSI s’do jetë shtojcë e askujt! As ka qenë, as është as do të jetë! Ilir meta nuk kushtëzohet nga afate dhe hamendësime që nuk i shërbejnë vendimarrjes, isha këtu për të tërhequr vëmendjen për ato çështje të rëndësishme që ka vendi sot. Shqetësimi i shqiptarëve është të mos dëgjojmë më u vodh vota, u ble, ndërhyri ai atje, shqiptarët të votojnë në mënyrë të qetë, demokratike, të dëgjojnë partitë ku dallojnë.
Gazetari: Ju folët për policë që korrin kanabis, LSI duket qartë që ka mosbesim, e keni ndaj Tahirit apo strukturave të tjera?Vasili e ka shprehur ku rekomandimin zyrtar të LSI-së të bënin kujdes nga policë për drogën në makina, si e keni bindur Ramën të pranonte Vasilin ministër?
Meta: Nuk jam këtu për të komentuar të gjitha lajmet e vërteta, të pavërteta apo gjysmë të vërteta. Z.Vasili është propozuar për shkak jo vetëm të përvojës së tij shumë të çmuar politike, të faktit që i qëndron qartë parimeve të LSI-së dhe punës së shkëlqyer që ka bërë për ecurinë e Reformës në Drejtësi si anëtar kyç i komisionit, shpresoj shumë që me futjen e tij në qeveri të kemi bashkëpunim më të mirë me instistucionet brenda qeverisë, por edhe qeveri-kuvend për të parandandaluar problemet.
Nuk kam asnjë koment! (për Tahirin)
Gazetarja: Me çfarë u ka kërcënuar Z.Rama këto 6 muaj?
Meta: Tani të mos flasim për gjëra që na marrin kohë, çështjen e presionit e sqaruam që në fillim. Kaloi dhe një orë…Kam kohë që s’jap konferenca kaq të gjata shtypi.
Gazetarja: Ju përmendët 71 votat, ju do të thoni që Rama s’i ka 71 votat? E kam kuptuar mirë, keq?
Meta: Ju e keni keqkuptuar, Jeni spekulante është shumë e rëndë! Në momentin që dikush konfirmon që ka 71 vota, LSI nuk bëhet shtojcë e asnjë force, del në opozitë dhe voton. Kur ta zbardhi Emiljano ua jep… A është e gatshme LSI ta përsërisë edhe për zgjedhjet e ardhshme? Duhet të konsultohem më tej me Luanin për çdo vendim që LSI do marrë në të ardhmen, në respekt të forumeve të saj. Ju falenderoj se dhe ju u lodhët këtë orë, jo se unë ju lodha, po më duket sikur ju mora kohën juve dhe teleshikuesve, po mendoj që mesazhet ishin të qarta./SHUPLAKA