17:38 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryetari i Kuvendit niset për në Hagë, do të intervistohet nga Gjykata Speciale

15:12 | 09/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryetari i Kuvendit niset për në Hagë, do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar drejt Hagës për t’u intervistuar nga Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Holandë.

Para nisjes, Veseli u ka thënë mediave në Prishtinë se “Gjykata Speciale është sfidë përballë makabre serbe”.

“Të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës e të popullit tonë, luftës së ushtrisë tonë”, tha Veseli.

Ngjashëm me ish-komandantët dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe Veseli tha se ndihet krenar për luftën e UÇK-së.

“Dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndërroj atë pjesë të jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e popullit tonë për liri dhe pavarësi”, tha Veseli.

Veseli ishte paraparë të intervistohej më 4 dhjetor, mirëpo siç kishin thënë nga zyra e tij, intervistimi është shtyrë për 10 dhjetor për shkaqe teknike.

Deri më tani, Dhomat Speciale kanë ftuar për intervistim rreth 100 persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011.

Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000./REL

 

Etiketa: Gjykata SpecialeHagekadri veseli
Pas

Me Era Istrefin shihemi të premten! Ja çfarë do të bëjë këngëtarja për të prekurit nga tërmeti

Para

Ktheu Ligjin për Rininë, zbardhen sqarimet e Ilir Metës ndaj deputetëve

Para
Zbulohet raporti i Komisionit të Venecias: Presidenti shkeli Kushtetutën

Ktheu Ligjin për Rininë, zbardhen sqarimet e Ilir Metës ndaj deputetëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sondazhi: Shumica e britanikëve pro një embargoje të plotë armësh kundër Izraelit

Përplasje fizike në Parlamentin e Bullgarisë. Revolta nga Partia e ekstremit të djathtë, kundër hyrjes në eurozonë

Meksika ‘kërcënon’ SHBA, presidentja Sheinbaum: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump

Putin refuzon bisedimet me Zelenskyn: Kërkojnë paqe, por godasin civilët

Degradimi i mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë, arrestohen 17 persona në Kosovë

Shtohen fluturimet jashtë vendit për pushime, vendet fqinje mbeten të preferuara

Berisha takon eurodeputetin Michael Gahler: Zgjedhjet e 11 majit, farsë elektorale me përfshirje kriminale

Pelegrinët myslimanë fillojnë ritualet fetare në Mekë

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

Osmani pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.