03:25 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës: Serbia do ta përsërisë “Banjskën” nëse nuk ndëshkohet

12:20 | 09/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryetari i Kuvendit të Kosovës: Serbia do ta përsërisë “Banjskën” nëse nuk ndëshkohet

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ekziston rreziku që Serbia të përsërisë sulmin si në Banjskë, duke kërkuar që ajo të ndëshkohet.

Në takim me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, Konjufca ka thënë se Kosova po përballet me rrezik për shkak të pretendimeve të autoriteteve serbe.

“Një temë e pashmangshme në këto rrethana ishte edhe siguria në Kosovë dhe rreziqet që po përballemi për shkak të pretendimeve territoriale që ka Serbia ndaj Kosovës. Ia shpreha shqetësimet po që se Serbia lihet e pandëshkuar lidhur me agresionin e 24 shtatorit në Banjskë, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenarë. Një nga shtet që nuk e ka sanksionuar Rusinë por që vazhdon të ketë bashkëpunim me Rusinë”, ka deklaruar Konjufca, shkroi EO.

Duke folur për Marrëveshjen me Serbinë, kryeparlamentari ka thënë para gazetarëve se Beogradi s’mund të jetë fqinj i mirë kur ka sjellje agresore. Ai tha se Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes.

“Kjo çështja e pozicionit të Kosovës po ndërlikohet pa nevojë. E para marrëveshja përbëhet prej parimeve dhe çështjet konkrete. Parimet e përbejnë frymën e marrëveshjes. Parimet nuk kanë afat, nuk mund të thotë Serbia me Kosovën mund të sillet agresore dhe në një moment mund të bëhet fqinjë i mirë. Çështjet konkrete mund të kenë afate. Problemi është se Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes. Atë barazinë sovrane mes shteteve duke mos e pranuar Kosovën fare si shtet dhe e dyta pengimin e Kosovës për anëtarësim në institucionet e BE. Nuk mund të kesh barazi sovrane mes shteteve kur Ana Bernabiq dërgon letrën për të zhvlerësuar marrëveshjen. Ne kemi subjektivitetin ndërkombëtar edhe pa Serbinë. Fakti që Serbia po i shkel këto parime kjo na jep të drejt që të mos hedhim hapin tjetër, keni dëgjuar për Asociacioni, po është pika e shtatë. Asociacioni ka afat”, ka thënë Konjufca në konferencë të përbashkët me Nussbaumer.

E Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, ka ftuar Kosovën dhe Serbinë të ndërmarrin hapa që parandalojnë tensionet dhe të kthehen në tavolinë të bisedimeve.

Takimin me Konjufcën, Nussbaumer e cilësoi të frytshëm, duke shtuar se Zvicra është mbështetëse e Kosovës dhe aleate për zhvillim e integrim evropian.

“Ne kemi pasur një takim të frytshëm, diskutimet tona i kanë theksuar marrëdhënie dinamike dhe të fuqishme. Kosova dhe Zvicra kanë bashkëpunuar edhe në fushën e diplomacisë parlamentare. Unë e kam përshëndetur bashkëpunimin e ekspertizave parlamentare. Zvicra është një mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës, Zvicra është krenare me komunitetin e integruar mirë në shoqërinë tonë, të kosovarëve. Zvicra është e shqetësuar për tensionet në rritje në lidhje me pakicat serbe në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa që të parandalojnë tensionet. Zvicra mbështet dialogun, Kosova ka Zvicrën një aleate të besueshme për zhvillim dhe integrimin evropian”, ka thënë ai.

Etiketa: Glauk Konjufcaserbia
Pas

Shkodër/ Falsifikoi dokumente duke mundësuar përzgjedhjen në Akademinë e Sigurisë, ndalohet efektivi

Para

Arrestohet 65-vjeçari në Fier, humbi kontrollin e motorit që e drejtonte i dehur pa targa e patentë

Para
Përplasi “Mercedezin” dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 25-vjeçari nga Kukësi

Arrestohet 65-vjeçari në Fier, humbi kontrollin e motorit që e drejtonte i dehur pa targa e patentë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.