15:43 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Kryetari ka të drejtën e tij”, Berisha flet për lënien jashtë listave të zërave kritikë të PD-së

21:03 | 09/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kryetari ka të drejtën e tij”, Berisha flet për lënien jashtë listave të zërave kritikë të PD-së

“Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme të PD-së jam unë. E them këtë me sinqeritetin më të madh. Pse? Statusi im është i tillë. Çdolloj qëndrimi publik mua më krijon përshtypjen se do të më nxirrte nga statusi im i një njeriu të dorëhequr njëherë e përgjithmonë, i njeriut të larguar pa rikthim. Dhe në këtë mes, kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë. Dhe çfarë mund të them për këtë?! Lista, çdo njeri po të bënte një listë… nuk ka diskutim që kryetari ka të drejtë të patjetërsueshme të ketë listën e tij”, u shpreh Berisha teksa u pyet nga gazetari Lutfi Dervishi në RTSH për listat e PD. 

Pjesë nga intervista:

DERVISHI: Në momentin që shuhen të gjithë zërat kritik, zgjedhjet brenda partisë kthehen në një formalitet.

BERISHA: Jo, nuk shuhen. Zërat kritikë nuk shuhen kurrë në asnjë parti, as në Partinë Demokratike. Por kjo është një periudhë dhe unë e shfrytëzojë këtë rast dhe unë e shfrytëzoj këtë rast t’i bëj thirrje çdo demokrati, çdo qytetari të bëjnë gjithçka në këtë prag fitoreje të sigurtë të opozitës shqiptare. Kurrë ndonjëherë nuk e ka patur populli i opozitës më afër, më të prekshme, më të mundshme fitoren, se sa në këto zgjedhje. Imagjino kë kanë kundërshtar. Kanë kundërshtar një njeri i cili pasi mashtroi, pasi shpalli platformë me 42 premtime dhe ka zbatuar vetëm një prej tyre, heqjen e TVSH-së për ilaçet, paçka se çmimi i ilaçeve është rritur me 30% në krahasim me 3 vjet më parë…

DERVISHI: Absolutisht… kam vetëm një të fundit për ta mbyllur…Koha për të bërë kritika ndaj listës është e pavend, por a keni ju një koment për kritikat e kritikëve të bujshëm të listës, – ku spikasin zoti Imami dhe zonja Topalli?

BERISHA: Unë nuk kam asnjë koment për qëndrimin e asnjeriu. Duhet të dish një gjë. Ata me të cilët unë mbylla kapitullin tim më 20 korrik të vitit 2013. Ata janë ish bashkëpunëtorët e mi dhe miqtë e mi për aq kohë sa ata të dëshirojnë të ruajnë ato raporte. Natyrisht kryetari i ri i PD-së ka absolutisht të drejtë të zgjedh ekipin e tij pa asnjë lloj hezitimi në këtë aspekt sepse thotë se unë me këtë ekip do të fitojë, me këtë ekip do të qeverisë…

DERVISHI:..Është një ekip që kërkon të qeverisë, por pyetja ime është: kaq e vështirë për një parti që pretendon pushtetin të respektonte kuotën gjinore në listat për deputet? Në 5 qarqe është gjobitur nga KQZ, ndërkohë që sa i përket kuotës gjinore PD është me shkelje në 12 qarqe…

BERISHA: Unë në atë ekspoze që kam dëgjuar PD vërtet ka marrë një gjobë, kurse numri nuk është i pavlerë. Janë 29 vajza dhe gra nga më cilësoret në listat e PD-së. Sidoqoftë jam absolutisht i mendimit se roli i grave dhe vajzave duhet të vijë në rritje.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: rtshSali Berisha
Pas

Kërcënonte vazhdimisht policen në telefon, korçari e pëson keq

Para

“Hera e parë duhet të jetë e paharrueshme, speciale dhe me personin e duhur”, qytetarët kritikojnë Ramën për spotin

Para
“Hera e parë duhet të jetë e paharrueshme, speciale dhe me personin e duhur”, qytetarët kritikojnë Ramën për spotin

“Hera e parë duhet të jetë e paharrueshme, speciale dhe me personin e duhur”, qytetarët kritikojnë Ramën për spotin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Përmbytjet e rënda në Nigeri, të paktën 150 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.