20:53 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Kryetarit të Bashkisë së Himarës Goro i heqin nënshtetësinë greke, ja arsyeja

12:29 | 20/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryetarit të Bashkisë së Himarës Goro i heqin nënshtetësinë greke, ja arsyeja

Kryebashkiakut të Himarës, Gjergj Goro, i është hequr nënshtetësia greke. Ky lajm është transmetuar nga mediat e vendit fqinj.

Nga ajo që mësohet është se vendimi për të hequr nënshtetësinë e Goros është firmosur nga ministri Panos Skourletis.

Goro kishte disa vite që e kishte marrë nënshtetësinë, për shkak të orgjinës së tij. Vendimi për heqjen e nënshtetësisë greke të kryebashkiakut të Himarës ka ardhur pas qëndrimit të tij lidhur me politikat dhe interesat e “komunitetit grek” në Himarë, duke ndërhyrë me veprime të cilat kanë rënë ndesh me interesat e këtij komuniteti, me të drejtat e tyre kombëtare dhe fetare, shkruajnë mediat greke.

“Vendimi për shembjen e kishës së Shën Athanasit dhe shembjen e 18 shtëpive në qendër të qytetit kanë bërë që shteti grek të marrë këtë vendim për Gjergj Goro”, vijojnë ato.

Në shkrimin e gazetës  “tahydromos.gr” thuhet se Goro i ka shërbyer një skeme të shpërnguljes  së bashkatdhetarëve të tij.

“Shërbimet kompetente greke prej vitesh janë informuar për aktivitetet anti-greke të kryetarit të Himarës, por pas rekomandimeve të përsëritura të pajtueshmërisë, kurrë nuk janë marrë seriozisht nga Goro, ndaj dhe mori vendimin ekstrem për t’i hequr shtetësinë greke”, vijon artikulli, duke shtuar se është e drejtë sovrane dhe e patjetërsueshme e shtetit grek për t’u hequr kombësinë greke qytetarëve, kur ata me veprimet dhe veprat e tyre dëmtojnë kombin grek.

(E.K/SHUPLAKA)

Pas

Basha takim me banorët në Rrogozhinë: Vetëm unë kam një plan ekonomik që ul taksat, rrit pensionet

Para

Veliaj kërkon votën për PS-në dhe me spot publicitar: E njoh shumë mirë Edi Ramën, falë tij Tirana është zgjuar

Para
Veliaj kërkon votën për PS-në dhe me spot publicitar: E njoh shumë mirë Edi Ramën, falë tij Tirana është zgjuar

Veliaj kërkon votën për PS-në dhe me spot publicitar: E njoh shumë mirë Edi Ramën, falë tij Tirana është zgjuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.