10:50 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryetarja e Aleancës Kuqezi flet në ‘Fax News’: Kreshnik Spahiu patriot dhe jo tradhëtar, ç’po ndodh me AK-në

08:13 | 22/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryetarja e Aleancës Kuqezi flet në ‘Fax News’: Kreshnik Spahiu patriot dhe jo tradhëtar, ç’po ndodh me AK-në

Lumturi Ratkoceri, kryetarja e komanduar e Aleancës Kuqezi ka qenë e ftuar sot në ‘’Mirëmëngjes me Xhaxhiun” për të treguar se çpo ndodh me AK-në.

Ratkoceri u shpreh se në bazë ka rinisur organizimi, dhe se njerëzit në vendin tonë janë gjithnjë e më shumë të pashpresë.

Kryetarja e AK-së u shpreh se kjo parti nuk u fut në asnjë koalicion pragmatik, ndërsa tha se me ndërgjegjen më të plotë kjo parti ka qëndruar jashtë çdo koalicioni, sidomos pas marrëveshjes LSI-PS.

‘’Aleaca Kuqezi nuk është ç’bërë, e dyta jo vetëm që nuk u ç’bë po të tjerët përpiqen që të minimizojnë rolin e AK-së, duke bërë sikur ajo nuk ekziston. Nuk janë transmetuar absolutisht në media, i gjithë kountributi i saj është injoruar. AK është e para që ngriti zërin duke kërkuar të drejtën shekullore të bashkimit të kombit.

Flasim për momentin e 2013-tës dhe të 2017-tës, si ka mundësi që Aleanca me prurje të jashtëzakonshme, ku një pjesë e të rinjve lanë studimet dhe u bashkuan me Aleancën. Si ka mundësi që Aleanca të kishte vetëm 15 mijë vota, votat tona u vodhën.

Në 2017 Aleanca Kuqezi u tradhëtua sërish. Deri ditën e fundit të çadrës, ne ishim partia e dytë opozitare që kishim numrin më të lartë të votueseve. Duke parë çfarë po ndodhte me plotfuqishmërinë e Edi Ramës, ideja ishte që ne të futeshim në një alenacë të përbashkët opozitare.

Njerëzit duhet të bëjnë pyetjen si PD-ja mundi që të linte votat e Aleancës Kuqezi në një kohë që vetë ishte shumë e dobët.

Ne jemi duke punuar në riorganizimin e aleancës, po punojmë për ngritjen e strukturave dhe në momentin e duhur edhe do të dalim në tubime.

E rëndësishme është që janë vetë njerëzit ata që po afrohen te ne, në ndryshim nga muajt e parë ku kishte njëlloj stepje. Roli i Aleancës Kuqezi është jetik në këtë vend duke parë sesi po bëhet opozita.”, u shpreh Ratkoceri.

E pyetur për Kreshnik Spahiun, Ratkoceri u shpreh se ajo e sheh atë si një partiot, dhe jo një pragmatist.

”Ishte funksionari i lartë i shtetit që u ngrit kundër vendimeve të caktuara të vetë shtetit. Kreshnik Spahiu po qe për ta braktisur partinë do ta bënte në 2013, ikja e tij tregon reflektim nga gabimet. Ai nuk braktisi AK-në po dha dorëheqjen duke dhënë një shembull për të gjithë politikanët”, u shpreh Ratkoceri.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: aleanca kuqezilumturi ratkoceri
Pas

SHTYPI I DITËS. 22 SHKURT 2018

Para

“Hiqe, hiqe,” moderatorja shqiptare tregon se si donin ta zhvishnin tifozët në stadium

Para
“Hiqe, hiqe,” moderatorja shqiptare tregon se si donin ta zhvishnin tifozët në stadium

“Hiqe, hiqe,” moderatorja shqiptare tregon se si donin ta zhvishnin tifozët në stadium

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Rusia sulme masive në Kiev, përdor dronë dhe raketa balistike! Zyrtarët ukrainas: Armiku po përmirëson taktikat e tij

Kaos gjatë festës për titullin, mbi 120 të lënduar në Itali. Çfarë ndodhi pas kurorëzimit të Napolit kampion

Deklarata e bujshme, presidenti i FIFA-s trazon rrjetin: Ronaldo mund të…

Njëri kërkohej në Greqi, tjetri në Belgjikë. Arrestohen dy shqiptarët në Kakavijë

EMRI/ Theu “Arrest në shtëpi”, goditi me thikë një 34-vjeçar dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.