09:38 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Leku letër në Bashkinë e Durrësit, qytetarët në çadra, kryebashkiakja tender 80 milionë lekë për dekore

12:08 | 07/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Leku letër në Bashkinë e Durrësit, qytetarët në çadra, kryebashkiakja tender 80 milionë lekë për dekore

Bashkia e Durrësit e drejtuar nga Emiriana Sako planifikon të shpenzojë 80 milionë lekë (të vjetra) për blerje lulesh dhe pemësh dekorative.

Sipas dokumenteve zyrtare, tenderi me objekt “Blerje pemë dekorative” dhe fond limit rreth 83 milionë Lekë, është hapur ditët e fundit. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga të interesuarit është data 18 Shtator, ora 10:00.

Lulet dhe pemët që planifikon të blejë Bashkia e Durrësit janë të 77 llojeve të ndryshme. Ndërkohë, nuk ka informacion se për zbukurimin e cilit prej ambienteve të qytetit do të përdoren bimët dekorative. Tenderi vjen në një kohë kur Durrësi po përpiqet të rimëkëmbet nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar që solli dhjetëra viktima dhe shkatërrim të shumë ndërtesave.

Përveç dhimbjes për familjarët që u ndanë nga jeta, raportime mediatike kanë treguar se banorë po përballen ende me mungesën e “dorës së ngrohte” të qeverisjes vendore, gati 10 muaj pas ngjarjes tragjike: Qytetarë ende në çadra, të tjerë që ankohen për shuma të pamjaftueshme të akorduara për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, vendime kontradiktore për ekspertizat e banesave të dëmtuara, pamundësi për marrjen e bonusit të qirasë…

Pasojat e pandemisë, po ashtu kanë ndikuar ndjeshëm në ekonomi e veçanërisht në sektorin e turizmit, siç kanë rrëfyer operatorët turistikë të qytetit bregdetar.

Ndërkohë, një anketë e PNUD – programi i Kombeve të Bashkuara, realizuar në muajt e parë të vitit 2020, tregoi se Bashkia e Durrësit përfshihej ndër 10 më të këqijat – sipas opinionit të qytetarëve – për shërbimet që ofron.

Një tender i tillë në këtë periudhë krijon dyshime të paktën mbi efiçencën e shpenzimit të burimeve ekonomike në dobi të qytetarëve, nga Bashkia e Durrësit./boldnews

Pas

Kërkohej për terrorizëm në Itali, flasin familjarët e Lubjana Gjeçajt: Nuk u arrestua, shkoi vetë në drejtorinë e Policisë

Para

Del në shitje banesa e familjes Josifi ku ndodhi ngjarja e kobshme në Kombinat, ja çfarë ka ndodhur me Blertën

Para
Del ekspertiza e trupit të viktimës së 30-vjeçares: Kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë

Del në shitje banesa e familjes Josifi ku ndodhi ngjarja e kobshme në Kombinat, ja çfarë ka ndodhur me Blertën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një banesë në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll

Korçë, PD tjetër humbje/ “Madhështorët”, një mandat më pak

Përfundon numërimi në bashkinë e Vlorës, PS 59,43% të votave dhe PD 25,23% të votave

Mbyllet numërimi i votave në Bulqizë, socialistët kryesojnë me mbi 2000 vota

Zgjedhjet! Pezullohet QV në burgun ku votuan Veliaj, Lefter Koka e Ilir Beqaj, dalin 2 vota më tepër se numri i votuesve

Numërohen 95 për qind e kutive të votimit, PS mbi 200 mijë vota para

Mbyllet numërimi në Shkodër, ja si është ndarë vota dhe mandatet

Mbyllet numërimi i votave për kandidatë në Himarë, kush është më i votuari

Mbyllet procesi i votimit në Lushnjë, fiton PS. Ja sa vota mori secili subjekt politik

Partia Demokratike humb një mandat në Tiranë, kush e merr?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.