Luljeta Dollani, kreytarja e Bashkisë së Gramshit ka denoncuar një 39-vjeçar në polici, pasi pretendon se ky i fundit e ka fyer në mënyrë të vazhdueshme.
Policia e Gramshit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 39-vjeçarit E.M., pasi akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka fyer në rrjetin social “Facebook”, Dollanin.
Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar në komisariat të riun dhe më pas ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tij.
Për gazetën “Panorama”kryetarja e bashkisë Dollani ka deklaruar se është zgjedhur nga qytetarët e saj për një qytet me mirëqenie, por duke qenë se rasti ishte i përsëritur, duke e fyer, ajo është detyruar që me këtë rast të merren organet kompetente.
“Nuk mund të duroja fyerjet e një personi pa të drejtë në adresën time””, u shpreh Dollani. Edhe pse nuk pëlqen të komentojë shumë këtë rast, kryetarja e bashkisë pohon se raste të tilla nuk duhet të përsëriten.
Po kështu ka dyshime se sulmet verbale të 39-vjeçarit në adresë të kryetares së Bashkisë Gramsh mund të kenë lidhje me bindjet politike, ose me ndonjë problem personal të shtetasit E.M. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post