16:23 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryetarja e KLGJ Llagami: Kuvendi nuk ka marr parasysh nismat tona!

13:22 | 26/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryetarja e KLGJ Llagami: Kuvendi nuk ka marr parasysh nismat tona!

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka ngritur shqetësimin se KLGJ prej 6 muajsh ka dërguar në Kuvend nisma të cilat kanë të bëjnë me ulen e beklogut, por nuk janë marr parasysh nga Kuvendi.

Llagami ka kërkuar mbështetje nga Kuvendi që të vihet sa më shpejtë në lëvizje për këto nisma.

“KLGJ ka depozituar disa nisma që kanë të bëjnë me beklogun dhe këto nisma kanë mbi 6 muaj që janë pranë Kuvendit, i kemi raportuar dhe vazhdojmë që ti raportojmë, janë bërë me grupin e punës me strategji për uljen e beklogut dhe deri më tani nuk kemi asnjë feetback nga kuvendi mbi ecurinë pavarsisht urgjencës dhe nevojshmërisë që kemi deklaruar ne për këto nisma. Ne si KLGJ, unë jam edhe për pak ditë kryetarja e KLGJ, por kjo s’më bënë që të mos i jem zëri i sistemit në këtë forum. Ne jemi të hapur për të filluar punë intensivisht sepse ato që ne kemi propozuar i kemi depozituar dhe janë gjëra konkrete, nuk janë nisma që janë bërë për ndryshime, por janë nisma që kanë një raport analizë se si do të ndërhyjmë në këto ligje. Unë them që të vihet sa më shpejtë në lëvizje për këto nisma.  Nëse ne nuk bashkëpunojmë për të realizuar këtë, KLGJ nuk ka ca bënë më në kompetencat e saj nëse nuk mbështetet nga Kuvendi”, tha ajo.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur Llagamit, deputetja e PS Klotilda Bushka u shpreh se po punohet për këto propozime që synojnë uljen e dosjeve në pritje. Ajo ka kërkuar që të futen edhe në në procedurë parlamentare.

“Janë depozituar dy paketa ligjore për uljen e beklogut dhe një paketë tjetër është depozituar më vonë dhe të 3 paketat janë pjesë e të njëjtave ndryshime ligjore dhe plotësimin i të gjithë paketës është bërë para mbylljes së sesionit në gusht. Kjo paketë është gati për tu vijuar si nismë në këtë sesion parlamentare dhe kërkon prioritet dhe duhet ndjekur nga kuvendi. Është bërë me mbështetje të ekspertizës së BE dhe SHBA dhe duhet futur në procedurë parlamentare”, tha ajo.

Etiketa: Naureda Llagami
Pas

Presidenti Begaj mikpret përfaqësues të MUSIAD Albania: Turqia, vend mik dhe aleat i Shqipërisë

Para

Stacionet e trenit në Britani goditen nga një sulm kibernetik, shkëputet interneti

Para
Stacionet e trenit në Britani goditen nga një sulm kibernetik, shkëputet interneti

Stacionet e trenit në Britani goditen nga një sulm kibernetik, shkëputet interneti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sarandë/ Sherr turistësh në Ksamil, amerikani konfliktohet me 30-vjeçaren austriake, të panjohura shkaqet

Bisedimet për armëpushim pa rezultat, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme me dronë

BE dhe Kina samit të tensionuar për temat delikate! Von der Leyen: Të ndërtojmë marrëdhënie më të forta

OKB: 6,000 kamionë me ndihma janë gati për të hyrë në Gaza

Qipro në flakë, digjen shtëpi dhe njerëz / Zjarri përfshin një pjesë të qytetit të Limassol, viktimat u gjetën në një makinë

Durrës /Sekuestrohen pasuri të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale

Pas tetë uljeve, Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Urdhëri i Trump, ndalohet pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e notit

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Siri, 2 viktima dhe të paktën 70 të plagosur

Plagosje dhe moskallëzim krimi, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Vlorë (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.