Kryevepra e Picasso-s, autoportreti “Le Marin” i vitit 1943, pritet të dalë në ankand më 15 maj në Neë York.
Vepra e andaluzianit pritet të kthehet në pikturën më të shtrenjtë të Pablo Picassos.
Ky portret është konsideruar si një portret i rrallë, i realizuar në një kohë që piktori kishte frikë se do dëbohej nga nazistët.
“Le Marin” është një portret jashtëzakonisht i gjallë i artistit, konfirmon Adrien Meyer, bashkëdrejtues i Christie për Artin Impresionist dhe Modern në Nju Jork.
Sipas tij, kjo kreyvepër mbart në vete historinë e artit dhe historinë e shekullit të 20-të. Fakti që “Le Marin” dikur jetonte në koleksionin legjendar të Viktor dhe Sally Ganz e bën këtë pikturë edhe më të jashtëzakonshme.
(F.G/Faxweb.al)