Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e réndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku humbi jetën në punë pasi u pérplas nga skrepi një 17-vjeçar.
KSSH shprehet se i mituri ka humbur jetën për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike dhe se ka qenë duke punuar në një gropë kur është góditur nga skrepi i një fadrome dhe ka humbur jetën në vend.
“Trupi i pajetë ka qëndruar për minuta të tëra, ndërkohë kanë qenë mediat që kanë njoftuar pólicinë dhe qytetarët. “, shkruhet ndër të tjera në reagim
REAGIMI I PLOTE: Pasiguria” në punë vrét dhe në pándemi shteti hesht! Një 17 vjeçar në Vlorë ka humbur jetën në një aksídent në punë në qytetin e Vlorës për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike.
17 vjeçari ka qenë duke punuar në një gropë kur është góditur nga skrepi i një fadrome dhe ka humbur jetën në vend. Trupi i pájetë ka qëndruar për minuta të tëra, ndërkohë kanë qenë mediat që kanë njoftuar pólicinë dhe qytetarët.
Në Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shprehim ngushëllime familjes dhe kërkojmë që pólicia dhe prokuroria të nisin një hétim. Ky është një aksídent për shkak se drejtuesit e firmës që po kryen punime nuk kanë respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë.
Sektori i ndërtimit po konkurron me galeritë e vdékjes minierat sa i përket punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës. Inspektoriati Shtetëror i Punës prej vitesh është në drejtim të paditur dhe siguria e jeta e punëtorit shqiptar është në mëshirë të fatit. STOP PASISURISË NË PUNË, JETA E PUNËTORIT SHQIPTAR ËSHTË SHENJTË !
(F.GJ/FAXWEB.AL)