Prej ditës së djeshme me urdhër të ministres Belinda Balluku u pezulluan të gjitha fluturimet dhe lundrimet drejt Italisë, duke qenë se kjo e fundit është e vendosur e gjitha në karantinë për shkak të situatës me koronavirusin.
Burime nga porti i Durrësit bëjnë me dije se në vendin tonë paraditen e sotme kanë mbërritur dy tragete me shtetas shqiptarë që kishin mbetur në portin e Barit, në një marrëveshje që është lidhur mes vetë dy shteteve, për të sjellë pasagjerët e fundit.
Ata janë nisur nga Bari mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, dhe kanë mbërritur në Durrës paraditen e sotme, ndërkohë që dhe për shtetasit italianë që kanë qenë në Itali, ka pasur një udhëtim të fundit mëngjesin e sotëm.
Mësohet se në port kanë mbërritur 2 tragete me rreth 300 udhëtarë, të cilëve u është kërkuar që të qendrojnë në karantinë për 14 ditë, si dhe u janë marrë të dhënat, që ishin adresa dhe numri i telefonit.
Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se transporti i mallrave do të vijojë.
Në Durrës derimë tani është zbuluar një e moshuar e prekur me koronavirus, e cila po qendron në ambientet e terapisë intesive në spitalin e qytetit.
(E.K/Faxweb.al)