Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë tetë mars në afërsi të fshatit Pirg në Korçë, teksa një makinë me tre persona ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Mësohet se të aksidentuarit po ktheheshin nga një lokal ku po festonin “8 Marsin”. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Për fat të keq, gruaja e aksidentuar Etleva Shallo, 30 vjeç, nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1310″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]