Një rast vjedhjeje është shënuar në Ksamil, ku disa persona i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme monetare një qytetari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35, të mbrëmjes së 11 shtatorit, në banesën e qytetarit me iniciale Sh.M. Në momentin kur ka ndodhur vjedhja, në banesë nuk kishte njeri.
Kur është kthyer në në banesë pronari, është shokuar nga ajo çfarë ka parë dhe ka marrë menjëherë policinë në telefon.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se janë marrë (vjedhur) një sasi vlerash monetare prej 3.5 milion lekë të reja, 3000 Euro si dhe disa bizhuteri të ndryshme.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të vënë autorët përpara drejtësisë. (D.D/Shuplaka)