Gjashtë persona kanë rënë nën prangat e policisë greke, midis tyre edhe dy shqiptarë, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Policët grekë zbuluan plot 65 kilogramë heroinë, të fshehur nëntokë në pjesën e jashtme të një shtëpie në Keratea. Bashkë me sasinë e lëndës narkotike, policia zbuloi edhe 113 kilogramë pluhur të panjohur, i destinuar për tjetërsimin e drogës.
Mediat vendase shkruajnë se droga sillej nga Shqipëria dhe Turqia, dhe më pas shpërndahej në shumë zona të Greqisë. Dy shqiptarët e arrestuar i përkasin moshës 21 dhe 19 vjeçare. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe një 32-vjeçar shqiptar dhe një 29-vjeçar grek.
Organizata në fjalë funksiononte si “familje” pasi mbështeteshin tek njëri-tjetri, ndërsa drejtues ishte 32 vjeçari shqiptar, i cili merrej me importin, ruajtjen, përzierjen dhe më pas shpërndarjen e heroinës.
Banesa ku rrinin anëtarët e bandës, përdorej si laborator për përpunimin e heroinës. Përveç lëndës narkotike, policia ka sekuestruar edhe 95 320 euro, peshore elektronike, pajisje laboratorike, miksera, sita, kamera sigurie, 13 pajisje të lëvizshme, dhe dy laptopë. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1129″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]