Bisedimet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut duken ende larg. Nëse para dy ditësh SHBA kërkonte që të negociohej edhe për tryezën e diskutimit, tashmë nuk e ka më një ofertë të tillë.
Nuk mund të ketë bisedime me Korenë e Veriut, ndërsa vendi nuk përmirëson ndjeshëm sjelljen e tij, tha sot një zyrtar i Shtëpisë së bardhë, një ditë pasi sekretari i shtetit, Rex Tillerson sugjeroi mundësinë e fillimit të negociatave me Phenianin në çdo kohë, por pa asnjë parakusht.
“Duke marrë parasysh provën e fundit të raketave të Koresë së Veriut, është e qartë se nuk ka kohë për negociata në këtë kohë”, tha zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikan.
Amerika ka shkaktuar së fundi një tjetër tërmet në arenën politike të botës, teksa njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, duke marrë me vete dhe kundërshtinë e vendeve europiane. Turqia dhe vendet islamike shkuan edhe më tej me qëndrimin e tyre, teksa thanë se ky është një pushtim që po i bëhet tokës palestineze.