18:08 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kthesa e papritur e Mustafa Nanos: Socialistëve u ka hyrë frika në palcë nga Reforma

12:35 | 19/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mustafa Nano: Do kishim lënë nam e shkuar namit nëse do kishim votuar pro SHBA-ve!

Analisti Mustafa Nano duke iu referuar nismës së socialistëve për ndryshimin e rregullores së Kuvendit për arrestimin e deputetëve, thotë se ata i ka zënë frika.

Sipas Nanos, socialistëve u ka hyrë frika në palcë, dhe kjo tregon që drejtësia nuk është në dorën e tyre.

‘’ Demokratët e LSI-stët e kanë demonstruar me kohë që kanë qenë të terrorizuar nga reforma, por frika e socialistëve ishte një gjë e panjohur. Kjo tregon edhe njëherë se sistemi i drejtësisë që po ngrihet nuk do të jetë i kontrolluar nga palët. Me këtë bie edhe zhurma e opozitës se sistemi po bie në dorë të socialistëve”, shkruan ndër të tjera Nano.

PJESË NGA SHKRIMI I NANOS:

Kjo gjë bie erë. Një nismë e tillë në një kohë që Reforma në Drejtësi është në proces zbatimi tregon se në parlament ka njerëz që i ka zënë frika.

Disa syresh kanë zënë të mendojnë, me sa duket, në këtë mënyrë: “Deri dje nuk kishim fare nevojë për mbrojtje, pasi nuk ishim të kërcënuar; organi i akuzës kishte një kompleks subordinimi ndaj politikës e ndaj parlamentit; mirëpo tani organi i akuzës po na del nga duart; prokurorët, sidomos ata të njësisë speciale, dhe gjyqtarët, sidomos ata të Gjykatës speciale, do të jenë si mina shëtitëse me sahat, kështu që nuk do ishte keq sikur të merrnim ndonjë masë mbrojtëse shtesë”.

Mbi bazën e kësaj logjike, u ka shkuar mendja të ndryshojnë rregulloren. Sepse nuk u ka mbetur gjë tjetër për të bërë. Procesi ka ecur shumë përpara për të patur mundësinë që ta sabotojnë. E shumta që mund të bëjnë, është ta ngadalësojnë këtë proces, por jo ta bllokojnë.

Saktësojmë: kjo është një nismë e socialistëve. Lind pyetja: I ka kapur frika socialistët? Sigurisht. Madje, u ka hyrë në palcë.

Ata e kanë shitur reformën si një gjë të tyren, dhe në një masë të madhe ka qenë bash kështu (ata e nisën, ata e mbështetën, ata e çuan deri në fund procesin, pa bërë asnjë naze), por kjo nuk do të thotë se drejtësia do të jetë në dorë të tyre. Mbi të gjitha, atyre u kallin datën prokuroria speciale e gjykata speciale. Kështu që përsërisim: socialistët i ka zënë frika.

Demokratët e LSI-stët e kanë demonstruar me kohë që kanë qenë të terrorizuar nga reforma, por frika e socialistëve ishte një gjë e panjohur. Kjo tregon edhe njëherë se sistemi i drejtësisë që po ngrihet nuk do të jetë i kontrolluar nga palët. Me këtë bie edhe zhurma e opozitës se sistemi po bie në dorë të socialistëve.

Etiketa: analistiMustafa Nanonano
Pas

Zbulohet sozia e Vladimir Putinit, FOTOJA e djaloshit “çmend” rrjetin

Para

Nuk kontrolluan kamionin, arrestohen doganieri dhe polici në Kukës

Para
I vendosi tritol makinës te “Liqeni i Thatë”, arrestohet i riu nga Tirana

Nuk kontrolluan kamionin, arrestohen doganieri dhe polici në Kukës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

I “tradhtoi” GPS/ Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar një ditë më parë në Itali që furnizonte me drogë zonën e Puglias, korruptoi një karabinier

Trump: Shpresoj që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të mos eskalojë në një konflikt bërthamor

Nga mesfushori i Lecces te futbollisti që u grumbullua për herë të parë, ja katër lojtarët që do e ndjekin nga tribuna ndeshjen Shqipëri-Serbi

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Shkëmbimi i të burgosurve, Rusia akuza Ukrainës për shtyrjen e papritur të marrëveshjes

HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë godet Greqinë, epiqendra zbulohet në Selanik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.