Kthesë e papritur në hetimet për Saimir Tahirin, çfarë vendosi sot Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas gazetarit të ”Fax News” Ermal Vija Prokuoria ka pasur informacione se Tahiri mund të largohej nga vendi.
Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasaportës së Saimir Tahirit. Vendimi është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Edhe pse me vonesë duket se Gjykata dhe Prokuroria janë marrë vesh për të bllokuar largimin jashtë vendit të ish-ministrit.
Nuk dihet pse është bërë kjo vonesë në marrjen e këtij vendimi pasi autorizimi nga ana e Parlamentit është marrë disa javë më parë. Gjatë kësaj periudhe që ishte nën hetim Tahiri është larguar drejt Gjermanisë me justifikimin e një çështjeje familjare.
Po në media dolën të tjera detaje, teksa ish –ministri kishte udhëtuar me një ish-vartësin e tij. Nuk dihet nëse ky udhëtim i Tahirit ka bërë të mundur prishjen e ndonjë prove që rëndonte pozitën e tij. Kujtojmë se bllokimi i pasaportës nënkupton frikën e organeve të drejtësisë nga arratisja e personit që është nën hetim.
(E.K/FAXWEB)