04:30 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kthimi i Alvinit te familja, Spiropali nuk jep datë: Mediat po i rrezikojnë jetën, ne po punojmë në fshehtësi!

10:52 | 04/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha e akuzoi si pjesë të dosjes të Xibrakës, Spiropali i përgjigjet: Kloun që gajas dynjanë.

Është zhvilluar sot në Kuvend interpelanca e kërkuar nga deputetët e opozitës së re, për çështjen e Alvinit që mbahet në kampet e ISIS në Siri.

Pavarësisht  se i takonte që të ishte në Kuvend në cilësinë e ministrit të jashtëm, Edi Rama ia ka kaluar kompetencën e tij ministres së shtetit për marrëdhënien me parlamentin, Elisa Spiropalit.

Andi Përmeti, që ishte deputeti që inicioi seancën plenare i kujtoi Ruçit se ishte shkelur rregullorja për këtë seancë, dhe se ai duhet të kishte sjellë Ramën me çdo kusht në seancë.

“Dua ta nis me një kërkesë nga ju. Do na përgjigjet Spiropali. Unë jam njoftuar për këtë gjë sot në mëngjes dhe ju keni shkelur ligjin.  Ne këtë interpelancë ia kemi paraqitur kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm.

Pra zoti Ruçi ju në shkelje të rregullores keni thirrur një ministër tjetër. Ju keni thirrur një ministër tjetër në shkelje të rregullores për t’u përgjigjur. Më vjen keq, nuk jeni ju nga ata që Rama tërheq për hundësh. Sot në nderin tuaj do të ishte të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të kishte ardhur këtu” tha ai”, u shpreh Andi Përmeti ndaj Ruçit, kreut të Kuvendit, i cili u përgjigj se rregullorja nuk ishte shkelur në asnjë pikë.

Në përgjigjen e saj Elisa Spiropali u shpreh se kthimi në Shqipëri i fëmijëve dhe grave është një punë e vështirë, dhe se shteti është duke punuar vazhdimisht për këtë. Spiropali nuk dha asnjë datë se kur mund të nisë kthimi i shtetasve shqiptarë drejt vendit.

“Fatkeqësisht shqiptarët iu bashkuan ISIS-it që në fillimet e veprimtarisë së kësaj strukture, pavarësisht se qeveria shqiptare mori masa.

Eshtë ngritur grup pune ndërinstitucional me urdhër të fshehtë të kryeministrit për të përcaktuar Strategji për trajtimin e ekstremizmit por edhe për identifikimin e këtyrë komponentëve. Kjo para së gjithash kërkon ndërveprim social.

E bëj këtë përmbledhje per të gjithë ata që mendojnë se i kushtuam kësaj vëmendje vetëm pas mediatizimit të këtij fenomeni. Në 2014 ashpërsuam ligjet mbi personat që përfshis

Situata në Siri është tejet e komplikuar, kjo komplikon edhe urat tona të komunikimit. E kemi të vështirë identifikimin, sepse nuk kemi komunikim, kanë ndryshuar identitetin e tyre.

Identifikimi final është shumë i vështirë sepse ata kanë grisur dokumenta, këto kampe nuk i binnden rregullave dhe ligjeve shtetërore.

Shqipëria po bën çfarë është ë mundur përtë rikthyer gratë që gjenden në ato kampe. Por operacionet bëhen në fshehtësi të plotë, sepse në të kundërt rrezikojmë jetën e tyre, dhe operacioni komplikohet. Për zhurmë mediatike do iu lutesha të mos ndërhyet në procese të tilla sepse emra, fakte, detaje janë të identifikuara prej kohësh nga ne. Ju theksoj se institucionet e përfshira po bëjnë përpjekje maksimale.

Në kuadër të informacionit të marrë nga shërbimet dhe familjarët, qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për identifikimn e këtyre shtetasve dhe fëmijëve.

Mngesa e strukturave shtetërore në zonën e konfliktit….. Në muajin gusht është përcaktuar një operacion riatdhesimi dhe janë përcaktuar procedurat e pas riatdhesimit.

SHBA u tërhoq, kemi një situate të re gjopolitiek që kërkon sfida të reja. Në këtë situatë të re konflikti kërkoj mosidentifikimin e këtyre personave, apo pëe

Për rastin e Alvinit, prezenca e tij në kamp është njoftuar nga kryqi i kuq në Ambasadën tonë në Kajro në muajin shtator.

Derimë tani, nga të gjitha informacionet e inteligjencës dhe organizatat humanitare, nuk mungon vullneti i shteteve për ti kthyer këta shtetas por situata e tyre e komplikuar”, u shpreh Spiropali.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: Permetirama alvin
Pas

Rama braktis sërish Alvinin, nuk shkon në interpelancë, deputeti-Ruçit: Ju nuk jeni nga ata që kryeministri iu tërheq prej hundësh!

Para

Pjesë e klaneve të kamorras në Napoli, kush është italiani i kamufluar si ‘dentist’ në Durrës. I sekuestrohet pasuria ‘marramendëse’

Para
Krimi i pasionit/ I riu shqiptar masakron moldaven me 12 thika

Pjesë e klaneve të kamorras në Napoli, kush është italiani i kamufluar si 'dentist' në Durrës. I sekuestrohet pasuria 'marramendëse'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.