Edhe pse ka një tendencë kombëtare per të reduktuar numrin e personave të shtruar në spitalet psikiatrike dhe për ti kthyer këta të fundit në komunitet duket se kjo është një metodë jo aq efektive .
Kjo për vetë faktin se këta individ kur janë rikthyer në komunitet vecanërisht në familje kanë shkaktuar probleme”.
Psikologia e spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan ku janë akomoduar 310 persona me probleme të shëndetit mendor pohon se rikthimi i pacientëve në komunitet nuk është aq i thjeshtë.
Sipas saj jo vetëm komuniteti nuk është i hapur ti mirëpresë këta individë, por dhe këta të fundit shfaqin crregullime në sjellje pasi sëmundja që ata vuajnë nuk shërohet përfundimisht ndaj shpesh këta individ rikthen forcërisht në spital.
Në ditën botërore të shëndetit mendor, psikologia Lamçja pohon efektet që fillimisht virusi covid shkaktoi te njerëzit ndërsa kriza ekonomike thotë ajo vecse po e rëndon situatën e tyre psikologjike.
Edhe pse përgjatë një jave drejtoria e spitalit psikiatrik ka zhvilluar aktivitete të shumta argëtuese për pacientët shumica e tyre janë harruar nga familja.