09:06 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kthimi i vizave, Açka: Bravo, hë duartrokisni..fajin se ka Holanda që është bërë def nga kriminelët shqiptarë

14:28 | 20/08/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bunk’Art 2…. merruni me të pasi nënpunësit kanë frikë të flasin”

Mbi lajmin në lidhje me mundësinë e kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët ka reaguar dhe shkrimtarja Flutura Açka.

Në shkrimin e saj Açka thotë se fajtor për këtë turp të madh kombëtar nuk është Hollanda.

“Fajin nuk e ka Holanda që është bërë def nga kriminelët shqiptarë me dhe pa pushtet. A ka njeri përgjegjësi, a di të bëjë njeri ndjesë për këtë.

A ka ndokush ndonjë keqardhje, ndonjë pendesë për këtë? Jo, absolutisht jo, sepse, në fund të fundit, populli do ta vuajë, jo pasaportat diplomatike, jo pasaportat e shërbimit, jo pasaportat e falsifikuara të kriminelëve, as pasaportat e garantuara të polit-kriminelëve. Populli do të jetë prapë humbësi… dhe populli e di arsyen”, shkruan ndër të tjera Açka.

Po ashtu shkrimtarja vijon më tej duke thënë se kandabisi është një nga shkaqet kryesore nëse ndodh rivendosja e regjimit të vizave.

“Kanabisi po na i mbyll edhe dyert e fundit me Europën. Është përsheshi që gatuam vetë, që e kthyem Shqipërinë në fillim në Lazarat e pastaj në Gjitharat! Thuajani shqiptarëve me zë të lartë, me zë dhe me figurë se gjysma e të ardhurave tona kombëtare, vjen nga kanabisi dhe droga, nga krimi dhe pushteti që është shpesh dorëzan i krimit.

Kur u shpreha një herë tejet e shqetësuar në një program televiziv për kanabizimin e plotë të vendit dhe pasojat që do të sillte, një zëdhënëse e politikës, u çorr publikisht duke më fyer e duke më shpjeguar se e kisha gabim dhe se në Holand lejohej të mbillje canabis sativa”, vijon më tej ajo.

SHKRIMI I PLOTË I AÇKËS:
Humbësi? Prapë populli…

Sonte në radion holandeze do të ketë një bisedë enkas për rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët. Edhe pse vetëm në projekt – me shpresën se Gjermania do ta refuzojë kategorikisht – ky lajm është më i trishti që shqiptarët mund te merrnin sot. Tani janë në plazhe, kur të freskohet mbase do ta kuptojnë rrëmetin që po vjen. Tani, njerëzit e thjeshtë, ata që duan të vizitojnë fëmijët e tyre jashtë vendit dhe të tjerë që prej kohësh ndihen qytetarë të lirë të kësaj Europe, do të rrojnë me frikën e kthimit të radhëve në spoertelet e ambasadave. Për një vizë!
Një turp kombëtar shqiptar, mjaft që është ideuar diku! Fajin nuk e ka Holanda që është bërë def nga kriminelët shqiptarë me dhe pa pushtet. A ka njeri përgjegjësi, a di të bëjë njeri ndjesë për këtë. A ka ndokush ndonjë keqardhje, ndonjë pendesë për këtë? Jo, absolutisht jo, sepse, në fund të fundit, populli do ta vuajë, jo pasaportat diplomatike, jo pasaportat e shërbimit, jo pasaportat e falsifikuara të kriminelëve, as pasaportat e garantuara të polit-kriminelëve. Populli do të jetë prapë humbësi… dhe populli e di arsyen. 
KANABISGATE po na i mbyll edhe dyert e fundit me Europën. Është përsheshi që gatuam vetë, që e kthyem Shqipërinë në fillim në Lazarat e pastaj në Gjitharat! Thuajani shqiptarëve me zë të lartë, me zë dhe me figurë se gjysma e të ardhurave tona kombëtare, vjen nga kanabisi dhe droga, nga krimi dhe pushteti që është shpesh dorëzan i krimit.Kur u shpreha një herë tejet e shqetësuar në një program televiziv për kanabizimin e plotë të vendit dhe pasojat që do të sillte, një zëdhënëse e politikës, u çorr publikisht duke më fyer e duke më shpjeguar se e kisha gabim dhe se në Holand lejohej të mbillje canabis sativa. Po lejohet. Sa do të doja ta kisha tani përballë e ta pyesja se ç’mendonte sot kur Shqipëria kërcënohet nga regjimi i vizave, prej të cilit shqiptarët pandehën se kishin shpëtuar?
Holanda po, lejon pesë rrënjë për shtëpi, por jo 5 milion rrrënjë për qeveri. Akrepat e orës shqiptare janë kthyer në kundërkohë. Bravo, hë duartrokisni në teatrin e madh të turpërimit kombëtar:

Zgjedhjet…
Zjarret…
Vetingu cung…
Liria në hekura..
Kriminelët në rrugë…
Media në “burg”…
Vizat e lejëkalimet… në fund.

Zot, ruaji shqiptarët nga bastardët qe u ranë për hise, se veten nuk e ruajtën dot…

Etiketa: flutura ackaKthimi i vizave
Pas

Rikthimi i vizave, drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit: S’kemi pasur asnjë ankesë nga holandezët

Para

Meta FOTO duke notuar te “Gjiri i Lalëzit”, kush e shoqëron?

Para
Meta FOTO duke notuar te “Gjiri i Lalëzit”, kush e shoqëron?

Meta FOTO duke notuar te "Gjiri i Lalëzit", kush e shoqëron?

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

SHBA dërgon raketa në Kiev – Trump: “Ne s’paguajmë asgjë, BE paguan 100%”

Nga e hëna sekuestrohet bulmeti pa faturë! Tatimet nisin kontrollet në terren

Kryeministri i Australisë Albanese nis vizitën në Kinë, e përqendruar në tregti

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.