Deputetët holandezë kanë dhënë disa arsye pse janë pro kthimit të vizave me Shqipërinë. Deputeti Van Wijngaarden shprehet se rëndësi ka që kriminaliteti në Shqipëri po luftohet dhe kjo tregon shumë për vendin.
“Shqetësimi ynë nuk është për numrin e lartë të kriminelëve në Shqipëri. Ne shqetësohemi sepse në 10 vjet këta kriminelë kanë qënë në krye të listëts të krimit dhe përfshirjes në trafik droge.
Më vjen mirë që roli i policisë të shtetit në Shqipëri ka qënë mjaft efektiv. Puna e shtetit shqiptar në këtë pjesë vlen për t’u vlerësuar.
E falenderojmë Shqipërinë për këtë dhe shpirti pozitiv i shoqërisë shqiptare është i rëndësishëm sepse shokët e mirë i thonë njëri-tjetrit të vërtetën.
Motivimi im kryesor ishte mbështetja e rezolutës. Nuk ka një shumicë në parlamentin europian që ndalon lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Këtë e thashë në parlament dhe e përsëris sërish.
E rëndësishme është si lufton Shqipëria me kriminalitetin. Sepse paratë e humbura nga krimi nuk i kthehen më pas vendit. Dhe ato janë shumë.”, ka thënë në fjalën e tij deputeti holandez Van Wijngaarden.