03:43 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kthjellime dhe temperatura deri në 31 gradë, parashikimi i motit për sot

08:08 | 27/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ftohtë, diell, apo temperatura të ulëta? Njihuni me parashikimin e motit për këtë të hënë

Pritet rritje e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në skajin Jugor si edhe zonat Juglindore pritet grumbullim i tyre duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu. E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Orët e para të mëngjesit, dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore të vendit. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 11 gradë në Mitrovicë dhe në mesditë do të ngjiten deri në 27 gradë C në qytetin e Prizrenit.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të vijoj me kthjellim dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së mërkurë, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësira kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të MV. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 11 gradë në Gostivar dhe në mesditë do të ngjiten deri në 30 gradë C në Shkup.

Europa

Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere, situatë kjo si pasojë e prezencës së një qendre ciklonare e zhvilluar mbi Alpe. Po ashtu vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në brigjet e detit të zi dhe brigjet e Egjeut ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jetë dominante në gadishullin Iberik, gadishullin e Ballkanit si edhe vendet e Europës Lindore.

Pas

Ekzekutimi i 38-vjeçarit në Sukth, viktima është nipi i personazhit të njohur të botës së krimit, shoqërohen disa persona

Para

Jep dorëheqjen kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë

Para
Jep dorëheqjen kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë

Jep dorëheqjen kryetari i Dhomës së Ulët i Parlamentit të Kanadasë

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.