Meterologu Hakil Osmanaj nga Meteoalb në një lidhje direkte me stdion e Fax Neës, ka treguar sesi pritet të jetë moti këtë fundjavë dhe në javën e ardhshme.
Në ditët në vazhdim pritet që territori i vendit tonë të ketë kthejllime dehe vranësira të pakta të cilat do të zgjasin më së shumti në zonat malore. Por nuk raportohet të ketë mundësi për reshje shiu apo dëbore. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje kryesisht në ultërsirën perëndimore të vendit.
Meterologu Hakil Osmanaj nga MeteoAlb:
Fundjava do të mbetet me mot të qëndrueshëm, mund të ketë reshje të pakta shiu në zonat jugore të vendit.
Pritet që edhe java që vjen kryesisht të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të pakta më të fokusuara në zonat malore. Sa i përket temperaturave të ajrit pritet që të kthehen në normaliet duke u rritur. Vlerat minimale në zonat malore të regjistohen deri në 3-4 gradë celcius ndërsa vlerat maksimale do të jenë deri në 24 gradë celcius në ultërsirën perëndimore.
Sa i përket reshjeve të shiut, ky fillim jave paraqitet me mungesa të reshjeve të shiut, mund të ketë vetëm të pakta dhe që më pas do ua lënë vendin kthjellimeve. Reshjet e dëborës nuk do të jenë të pranishme këtë javë pasi paraqitet një rritje e temperaturave.