Më 9 maj do të mbyllet fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partia Socialiste, ajo demokratike si edhe partitë e reja do të japin mesazhet e fundit përpara heshtjes zgjedhore nga Tirana.
Tirana do të jetë stacioni i fundit elektoral për partitë politike përpara se të ulin siparin për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Socialistët e drejtuar nga Edi Rama pritet të mbyllin fushatën 30 ditore më 9 maj me një miting në sheshin skënderbej, vend që përkon edhe më hapjen e fushatës më 12 prill.
Sa i takon zgjedhjes së vendtakimit, edhe partia demokratike e drejtuar nga Sali Berisha do të përmbyll gjithcka të premten e datës 9 me një miting aty ku e nisi, në sheshin “Nënë Tereza”.
Nga kryeqyteti do të përcjellin mesazhet e fundit përpara heshtjes zgjedhore edhe partitë e reja.
Kështu, Partia Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj do të jetë në pistën olimpike po të premten.
Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj do të mbyll fushatën në Tiranë më 8 maj, një ditë përpara datës zyrtare, në një takim pasdite në sheshin italia, ndërsa më datën 9 maj do të jenë në një takim në Kukës.
Më 8 maj do të përmbyll fushatën në stadiumin asllan rusi edhe koalicioni euroatlantik. Edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, do e përmbyll fushatën në Tiranë.